Policia e Tiranës në kuadër të Operacionit Policor “PACIENTI I RREMË”, arrestohet një shtetas për veprën penale, “Falsifikim monedhash” dhe “Mashtrim”
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ylli Troci, 31 vjeç, lindur në në Diber.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se më datën 07.10.2015 në ambjentet e Spitalit Ushtarak në Laprakë, Tiranë ky shtetas ka mashtruar shtetasen N.G, 57 vjeç ,lindur dhe banuese në Kukës.
Ky shtetas I ka dhënë një sasi prej 150 Eurosh (tre kartemonedha 50Euroshe) të falsifikuara me justifikimin se i duheshin para shqiptare për mjekët. E ndodhur në këto kushte shtetasja N.G, në këmbim të këtyre kartëmonedhave i ka dhëmë shtetasit Ylli Troci, një shumë prej 25.000 lekësh të reja.
Pasi ështe larguar ky shtetas nga ambjentet e Spitalit Ushtarak shtetasja N.G, ka konstatuar se këto kartmonedha ishin të falsifikuara dhe është paraqitur për kallzim pranë Seksionit për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Tiranes. Pas kryerjes së veprimeve të menjëhereshme hetimore nga ana e policisë është identifikuar autori i kësaj vepre penale i cili është shtetasi Ylli Troci.
Nga veprimet e kryera është bërë dokumentimi i disa veprave penale të dyshuara së janë kryer nga ky shtetas rezultojne 14 ngjarje te te njejtes forme mashtrimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/