Athinë/E vranë apo u vetvra 21 vjecarja Maria Dalani

Athinë/E vranë apo u vetvra 21 vjecarja Maria Dalani

76
0
Shares

Gjendet e vdekur një emigrante shqiptare 21-vjeçare në Greqi, në rrethana që janë ende misterioze.

Maria Dalani, me origjinë nga Korça, u gjet e pajetë mbrëmjen e së hënës në pjesën e pasme të pallatit ku banonte me nënën dhe njerkun në Athinë.

Sipas policisë greke, viktima kishte rënë nga kati i katërt i ndërtesës.

“Vdekja e Marias nuk ishte e menjëhershme. Instinkti i mbijetesës bëri që ajo të zvarritej deri te një shkallë, por pa ia dalë dot. Trupi i saj mbeti në një vend jo shumë të dukshëm për kalimtarët dhe banorët”, u shpreh një burim policor. Policia greke nuk përjashton pistën e mundshme të vetëvrasjes, pasi sipas efektivëve, 21­-vjeçarja dyshohet të jetë zhgënjyer nga një lidhje dashurie dhe të jetë vetëvrarë.

Por, ngjarja ka marrë rrjedhë tjetër pas dëshmisë tronditëse të një prej shoqeve të viktimës, e cila ka thënë se Maria mund të jetë shtyrë nga dikush, duke dyshuar te njerku i shoqes, dhe më pas ka rënë nga pallati.

“Ajo dhunohej nga njerku i saj. Çfarë lloj dhune nuk e di, por ajo zihej shumë. Madje, kohët e fundit donte të kthehej në Shqipëri, duke lënë të kuptohej se nuk shkonte mirë në Greqi”.

Nga ana tjetër, njerku i quajtur Marko, u shpreh: “Vajza ime nuk kishte arsye të vetëvritej, nuk i mungonte asgjë. Nuk besoj se vajza ime është vetëvrarë. Besoj se ishte zhgënjyer nga i dashuri i saj. Unë kërkoj drejtësi. Kam kërkuar zbardhje të tabulateve telefonike për të parë se me kë ka folur herën e fundit. Të zbardhet e vërteta dhe të shkojnë vrasësit në burg”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY