Familjet serbe të skuadrës: Frikë se do të vriteshin në Shqipëri!

Familjet serbe të skuadrës: Frikë se do të vriteshin në Shqipëri!

60
0
Shares

Autoritetet shqiptare kishin marrë cdo masë për sigurinë e ekipit serb në Elbasan dhe Tiranë. Por, as kjo duket sikur nuk ju mjaftoi familjarëve të skuadrës serbe.

Portali serb “Kurir” raporton se familjarë të futbollistëve serbë janë frikësuar për jetën e tyre.

“Prindërit e futbollistëve të Serbisë kishin frikë: U frikësuam se shqiptarët do të na vrasin djemtë”, është titulli i publikuar prej kësaj gazete.

Ndërkohë rezultati i ndeshjes është përkthyer si legjitimitet në Mitrovicën e veriut ku disa qindra serbë të kësaj lagjeje demonstruan tek Ura e Ibrit, duke nxitur të njëjtën gjë nga bashkëqytetarët e tyre shqiptarë që demonstruan në anën tjetër të urës.

Në fakt në Serbi nuk ka pasë ndonjë entusiazëm për fitoren por nuk ka ndodhur e njëjta gjë në disa qytete evropiane me numër të madh emigrantësh serbë.

Mediat serbe kanë publikuar pamje të festës në Zvicër, përkundër faktit se skuadra e tyre është tashmë pa shanse për kualifikim në Euro 2016.

Ndërkaq një ndër ata që futen te humbësit është menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho i cili është i mërzitur me lëndimet e dyshes serbe Branislav Ivanovic e Nemanja Matic në ndeshjen kundër Shqipërisë.

Branislav Ivanovic dhe Nemanja Matic, futbollistë të “Blues” kanë pësuar lëndime, dhe nuk e përfunduan ndeshjen.

Chelsea është në krizë dhe Mourinho ka nevojë për futbollistët e tij që të dalë prej saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY