Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Tatimet autoritet pa kufi, gjobat “shkop goditës” po na falimentojnë

09/10/2015
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Tatimet autoritet pa kufi, gjobat “shkop goditës” po na falimentojnë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dhoma Amerikane e Tregtisë është treguar mjaft e ashpër në një deklaratë të saj lidhur me aksionin anti-informalitet të ndërmarrë nga qeveria shqiptare. Ndërsa mirëpret përpjekjet për uljen e informalitetit në tregun shqiptar, Dhoma Amerikane ka vënë re me shqetësim se efektet anësore të këtij aksioni që e ka zanafillën në ndryshimet e Ligjit për Procedurat Tatimore, të cilat kaluan pa një diskutim paraprak me organizatat e biznesit, kanë filluar të ndihen te biznesi duke dhënë një efekt të kundërt nga sa pritej.
“Ne mendojmë se ky plan masash duhej të konsultohej më parë me biznesin dhe duhet të kishte edhe përkrahjen e tij. Shqetësimi ynë është se ky plan masash në vend që të bëhet një nxitje për formalizimin e ekonomisë do të kthehet në një ‘shkop ndëshkues’ për biznesin duke i prerë rrugëtimin bizneseve të cilat kanë paqartësi dhe probleme të riparueshme, por dhe iniciativave të reja të cilat nuk munden të lulëzojnë në një klimë të tillë.
Masat penalizuese në ligj nuk tentojnë të edukojnë dhe të korrektojnë gabimet e biznesit por kanë një efekt penalizimi të tejskajshëm që sjell falimentin e tyre. Gjobat dhe penalitetet duhet të jenë në proporcion me nivelin e biznesit. Në të gjithë botën gjobat përcaktohen si një përqindje e caktuar mbi nivelin e xhiros apo totalit të taksave të paguara, që do të thotë se një biznes me xhiro vjetore 8 milion lekë nuk mund të gjobitet 10 milion lekë, sepse shkakton falimentin e menjëhershëm të biznesit.
Bëhet fjalë për kategori biznesi të cilat nuk kanë edukimin e mirëfilltë fiskal, nuk kanë mundësinë financiare të kenë ekspertizë në dispozicion, dhe ndryshimet e bëra në Ligjin për Procedurat Tatimore janë zbatuar pa ju lënë kohën e nevojshme që t’i njohin dhe t’i zbatojnë.
Për më tepër në ligj nuk parashikohen po të njëjtat masa drastike për punonjësit  tatimore të cilëve ndërkohë ju është lënë një liri e autoritet i pakufishëm në interpretimin dhe zbatimin e këtyre masave duke rritur ndjeshëm rrezikun e abuzivitetit dhe të korrupsionit dhe duke ndikuar, për rrjedhojë, negativisht në luftën kundër informalitetit.
Më herët, në kërkesat e saj për Paketën Fiskale 2016, Dhoma Amerikane ka argumentuar se lufta kundër informalitetit fillon si një reformë e menduar mirë, mbështetur në politika fiskale lehtësuese, me taksa të ulëta që e nxisin biznesin të bëhet pjesë e ekonomisë formale, krijojnë një klimë të qëndrueshme duke rritur investimet e huaja, hapin tregjet vendase duke u bërë të konkurrueshëm në Rajon, dhe për rrjedhojë i japin ekonomisë impulse pozitive.
Ne shprehim edhe njëherë përkrahjen tonë për luftën kundër informalitetit, por ndërkohë kërkojmë nga qeveria të rishikojë format me të cilat po e zhvillon këtë luftë, duke bërë reforma që e përfshijnë dhe e korrektojnë biznesin dhe realizojnë qëllimin e formalizmit të tij.
Informaliteti është ngritur si një shqetësim kryesor nga ana e anëtarëve tanë herët në takimet me Ministrin Cani në 2013,dhe renditet si  Çështje Nr. 1 në Indeksin e Biznesit të AmCham (ABI) 2013 dhe 2014. Duke pranuar se ‘të bërit asgjë’ nuk është një zgjidhje, Dhoma Amerikane mirëpret përpjekjet e autoriteteve për të zbatuar në mënyrë rigoroze ligjin, por gjithashtu duhet të merren në konsideratë rregullimet në normën e taksave, si edhe incentivat pozitive për bashkëpunim, të cilat mund të jenë gjithashtu pjesë e një zgjidhjeje efikase”, shprehet në një deklaratë të saj Dhoma Amerikane e Tregtisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta te bashkia e Tiranës, opozita nuk ndalet as në 40 gradë për të kërkuar hetimin e Veliajt

Kërcënime me jetë ndaj Ardiana Kalasë, Policia referon rastin në Prokurorinë e Tiranës

26/03/2026
Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

Trafik droge drejt Greqisë, arrestohen dy shtetas grekë në PKK Goricë

26/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.