Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 53-vjeçar, i cili dyshohej se kishte vendosur një bombë me telekomandë në tregun ushqimor në qytet. Sipas të dhënave zyrtare, në pranga ka rënë shtetasi Rexhep Bica.
Arrestimi i tij erdhi pasi rreth orës 10:00 të ditës së sotme, në vendin e quajtur “Tregu i fruta- perimeve”, ishte gjetur një lënde eksplozive e lidhur me disa fije elektrike. Menjëherë, efektivat e policisë, shkuan në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me forcat xheniere te repartit special RENEA, bënë të mundur, konstatimin e një bombole gazi, e modifikuar dhe disa fijeve elektrike së bashku me disa mekanizma të tjerë, të ngjashme me ato që aktivizojnë lëndë eksplozive.
Ky mjet i dyshuar si bombë e telekomanduar u përpunua dhe u sekuestrua për veprime të mëtejshme nga forcat e repartit xhenier RENEA. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, operative e procedurale ka rezultuar se autor i vendosjes së lëndës së dyshuar si shpërthyese është 53-vjeçari Bica, i cili u arrestua menjëherë nga efektivat e policisë. Ndërkohë që vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” si dhe “Kanosje”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/