Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare aktori Lazër Vlashi. Ai ishte një ndër artistët e parë të plejadës së aktrimit shqiptar.
I lindur në Durrës më 15 shtator 1919, interpretoi rreth 80 role në Teatrin Popullor. Ndër shfaqjet më të spikatura ku mori pjese janë: “Revizori”, “Otello”, “Orët e Kremlinit” dhe “Besa e Madhe”.
Lazër Vlashi ka interpretuar edhe në disa filma të njohur të kinematografisë shqiptare, si “Tana”, në rolin e sekretarit; apo “Debatik”, “Detyrë e Posaçme”, “Toka Jonë” e “Njësiti Gueril”.
Megjithëse doli në pension në vitin 1976, Vlashi doli në skenë deri në mesin e viteve ’90.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/