Deklarata/A do kalojë Saimir Tahiri te Ministria e Drejtësisë!

Deklarata/A do kalojë Saimir Tahiri te Ministria e Drejtësisë!

68
0
Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mohuar largimin nga ministër i Brendshëm te ministria e Drejtësisë sonte gjatë një interviste tek Kapital i gazetarit Aleksander Furxhiu.

Pyetje: Ju zoti ministër keni qenë në krye të deklaratave si një person i padëshiruar nga aleati yt, sepse dikasteri që ju drejtoni ka lënë të rrjedhin informacione që dëmtojnë aleatin tuaj?

Këtë nuk e kisha dëgjuar, po edhe në rast se është, nuk duhet të ushqejmë telenovela, që nuk janë as të nevojshme për publikun.

Pyetje: Ka patur spekulime se ju do kaloni në postin e ministrit të drejtësisë. Ka pasur ndonjë projekt të tillë?

Media krijon hamendësime dhe duhet të pyetem unë dhe kryeministri për hamendësimet tuaja që nuk janë asgjëkundi. Tani si më ftoni të përgjigjem për një gjë që nuk ka kurrkund lidhje me punën që bën qeveria me punën që bën kryeministri me angazhimin që ka ndërmarrë koalicioni me forcat politike që ky koalicion të jetë më efektiv dhe më i shpejtë në reformat që ndërmerr, më konkluziv në rezultatet që prekin direkt qytetarët. Ju më ftoni për diçka që nuk ka kurrkund lidhje me qytetarët. Duhet të ndani diçka, koalicioni funksionon mjaft mirë të fuqia politike për të ndërmarrë reforma dhe për t’i çuar ato deri në fund dhe për të mbyllur një kapitull të Shqipërisë me vjedhje me korrupsion me mungesën e ndihmës sociale me mungesën e zhvillimit ekonomik etj. Ky është efektiviteti i matshëm i koalicionit dhe nuk besoj se keni parë raste kur koalicioni ka pasur diferenca në mendime që është e natyrshme të ketë por që të kenë qenë të pazgjidhshme. Nëse ju kërkoni që brenda koalicionit mos të ketë dallime në vizion kjo është e tepërt nuk ndodh në asnjë vend. Por ekziston mënyra dhe forca për të kaluar çdo dallim në mënyra apo vizione për çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY