Ish-Kryeministri Berisha është nervozuar me faktin se Ballist Morinës i hoqën xhupin kuq e zi në gjykatë.
Ai ka postuar sot një shënim shoqëruar me një video ku Ballist Morina shfaqet duke hequr xhupin e tij me simbolet kombëtare.
“Me urdher te Edi Rames, Morines, te cilin ai e akuzoi se do te vriste Kryeministrin e Serbise dhe e lincoi mizorisht per aktin terrorist imagjinar me mediat e qeverise, i hiqet ne sallen e gjyqit bluza e kuqe me shqiponje sikur te ishte kryqi i thyer nazist. Video tregon kete moment te pabesueshem me te cilin Rama mendon se poshteroi Ismail Morinen por ne te vertet ai me kete akt poshtron veten dhe tregon fytyren “europiane” te eterve te tij. Sb”.
Në galerinë e fotove të transmetuara dje nga droni.al dukej momenti kur Ismail Morina shfaqej duke hequr xhupin e tij: /web/FOTO_Ballistin_e_zhveshin_edhe_ne_gjykate_nga_simbolet_kombetare_8227_1.php




