TABELA/Nuk do e besoni sa shumë deputetë ndryshuan në Kuvend për 4...

TABELA/Nuk do e besoni sa shumë deputetë ndryshuan në Kuvend për 4 vite, Lezha u fshi fare

152
0
Shares

Në qershor 2013 mbi 1.7 milion qytetarë kanë votuar për 140 deputetët e parlamentit të ri.

Pas rreth katër vitesh dhe dy muaj përpara se parlamenti të shpërndahet bilanci i ndryshimeve parlamentare është drastik: një e treta e deputetëve ose 42 nga 140 deputetë të votuar më 2013 janë ndryshuar, sipas një studimi kryer nga Instituti i Studimeve Politike.

Ndër ndryshimet ka pasur vetëm një rast të ndarjes tragjike nga jeta, pas pasur raste të vendimit politik për ndarjen e mandateve deputet – ministër (jo për të gjithë ministrat!), ka pasur dorëheqje për shkak të kandidimit për kryetar bashkie më 2015, por ka pasur edhe raste të dorëheqjeve për arsye të tjera, kryesisht kërcënimeve ose pazareve politike lokale e qendrore.

Siç shihet nga tabela e nxjerrë nga monitorimi parlamentar kryer nga Instituti i Studimeve Politike, vetëm deputetët e qarkut Korçë i kanë qëndruar “besnik” elektoratit të tyre, të gjitha qarqet e tjera kanë pësuar ndryshime. Ka pasur kandidatë që kanë dhënë dorëheqje nga posti për të konkurruar pa sukses për një post tjetër (Turku apo Shehu të PD), ka pasur disa kandidate gra në qarqet Lezhë e Durrës që kanë dhënë dorëheqje “vullnetarisht” nga kandidimi për ti lënë vendin një mandate burrëror, sic ka pasur rekord ndryshimesh në rastin e Lezhës, ku pas konsumimit të listës së PS mandati i fundit i ka kaluar partisë tjetër aleate në koalicion. Ka një rast të vetëm të dorëheqjes përfundimtare nga politika, një rast penalizimi nga Gjykata Kushtetuese, një rast dorëheqje për të marrë një mandat tjerë si “i pavarur”, si dhe një rast dorëheqjeje për shkak të një ngjarje tragjike familjare. Gjithashtu kemi pasur tri dorëheqje për shkak të de-kriminalizimit, si dhe dy shkarkime për të njëjtin motiv, – shifra më e lartë në historinë e pluralizmit prej 1991, analizon ISP.

“Të dhënat emërore dhe ndryshimet parlamentare nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë partiake, kryesisht për shkak se listat hartohen nga kryetarët dhe të ikurit apo të zgjedhurit janë në tërësi besnikë të tyre. Por rëndësia politike e publike është e madhe, sepse në thelb, duket se ndryshimet reflektojnë të gjitha problematikat dhe pakënaqësitë publike ndaj cilësisë së dobët parlamentare dhe standardeve minimale që ofron parlamenti shqiptar”, komenton gjetjet, drejtori i ISP, Afrim Krasniqi.

Mësimi nga tabela të tilla duhet të vlejë për partitë politike, – për një sistem tjetër promovimi nga ai i komandimeve nga lart, – ndofta me sistemin e primareve në parti, por edhe për elektoratin, në mënyrë që kur të vijë fushata elektorale t’ju kërkojnë deputetëve tri gjëra, – e para një kontratë politike e sociale me premtime, e dyta kontratë 4 vjeçare përgjegjësie e besimi, e treta një kontratë vlerash mbi cilësitë individuale të kandidatëve, përfundon Krasniqi. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY