Si është gjendja e deputetit Kadeli, flet i vëllai

Si është gjendja e deputetit Kadeli, flet i vëllai

80
0
Shares

Një natë më parë u njoftua se deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli ishte në gjendje të rëndë dhe menjëherë është nisur nga Rinasi për në Itali.

Gjergj Kadeli vëllai i deputetit reagoi sot në lidhje me gjendjen e tijduke theksuar se shëndeti i Gjovalinit është në përmirësim.

Por vëllai i deputetit ka gjetur disa gjëra që nuk i kanë pëlqyer në reagimet e medieve dhe qytetarëve.

“Të dashur miq, të afërm dhe dashamirës të familjes tonë. Lidhur me lajmin që është publikuar në media dhe portale të ndryshme për shëndetin e vëllait tonë Gjovalinit dua t’ju informoj: Vërtet ai ka një problem me shëndetin e tij por jo në gjendje kritike ashtu siç është publikuar në media apo nga disa “miq” tanët që në rastin më të mirë dua të besoj se nuk kanë patur informacionin e duhur dhe asnjëherë nuk besoj që e kanë bërë për ndonjë qëllim tjetër! Dua të informoj të gjithë miqtë dhe dashamirësit tanë që gjendja e tij është në përmirësim. Dua të falënderoj nga zemra ata qindra mijëra të interesuar që më telefonatat apo mesazhet e tyre kanë qenë pranë Gjovalinit dhe familjes tonë gjatë kësaj kohe. Gjithashtu dua t’ju uroj shëndet të plotë Ju dhe familjeve tuaja. Dhe gjithashtu doja të thosha diçka në lidhje me disa komente në portale të ndryshme. Ne jemi koshient që në këtë jetë nuk mund t’ju pëlqejmë të gjithëve. Gjithsesi nuk dua të zgjatem më shumë për këtë pjese por unë dhe familja jonë kemi një urim edhe për ata “njerëz”. Urojmë nga zemra shëndet të plotë fëmijëve të tyre, dhe i sigurojmë që nga familja jonë, fëmijët e tyre nuk kanë për të lexuar kurrë komente të ngjashme me ata që po lexojnë fëmijët tonë”, poston vëllai i deputetit të Lezhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY