PROTESTA E OPOZITËS/ Policia i falënderoi të gjithë, ndërsa PD e kallëzoi...

PROTESTA E OPOZITËS/ Policia i falënderoi të gjithë, ndërsa PD e kallëzoi penalisht

121
0
Shares

Protesta e 13 majit ishte paqësore. Këtë e pohoi edhe vetë Policia, të shtunën në përfundim të saj, duke falënderuar të gjithë, qytetarë e policë. Ra në sy mosfalënderimi i organizatorëve, por sot mësohet pse ka ndodhur kjo.
Për protestën paqësore të së shtunës, policia ka kallëzuar penalisht organizatorët, pa emra, të kësaj proteste.
Drejtoria e Policisë Vendore të Tiranës mësohet se ka referuar në prokurori pak orë pas protestës kallëzimin penal duke pretenduar për shkelje të ligjit për tubimet.
Kallëzimi mësohet se nuk ka emra të përveçëm por evidenton se protesta e PD para, gjatë dhe pas saj, është kryer në kushtet e nenit 262 të Kodit Penal.
Mësohet se referimi i bërë nga policia është marrë për vlerësim nga prokurori Valentin Prençi, i cili ka qenë në gatishmërinë e hetimit të ngjarjeve në ditën e protestës së PD.
Burime të prokurorisë nuk kanë bërë asnjë koment në lidhje me këtë kallëzim të policisë, por nga ana tjetër mësohet se në referimin e policisë, pretendohet se protesta në fjalë ka shkelur pikërisht kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënies e lejes.
Pavarësisht përmbajtjes së padisë penale të policisë për protestën e PD, duket se tashmë do të jetë prokuroria ajo që do të japë vlerësimin e saj.
Prokuroria e Tiranës ka në shqyrtim edhe një çështje tjetër në lidhje me protestat e PD muajt e fundit, pasi policia ka kallëzuar deklaratat e thirrjet e kryetarit të PD Lulzim Basha dhe përfaqësuesve të kësaj force politike për tubimin që parashikohej të zhvillohej në Kavajë më 7 maj. Tubimi nuk u mbajt pasi zgjedhjet e parashikuara në këtë atë u anuluan për shkak të tërheqjes së kandidatit të PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY