Basha:Nuk pranojmë një qeveri teknike Pazar, pushteti ka policinë evropiane në shpinë

Basha:Nuk pranojmë një qeveri teknike Pazar, pushteti ka policinë evropiane në shpinë

52
0
Shares

Kjo qeveri e rënë moralisht do të bjerë së shpejti edhe juridikisht, tha sot Kreu i opozitës Lulzim basha gjatë fjalës që mbajti në cadrën e opozitës fill pas kthimit nga Malta ku takoi liderë të së djathtës europiane.

“ A do të jenë zgjedhjet të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike që nuk ka kohën dhe pushtetin e mjaftueshem, me një qeveri që nuk ka kohën e duhur për këtë. Sot pasi jam kthyer nga Malta dhe kam dëgjuar brickullat e medieve qeveritare që interpreton si iu don prapanica fjalën e aleatëve tanë, dua t’ju them se nuk ka asnjë shans, asnjë shans që të pranojmë një qeveri teknike kukull pasi që këtë betejë nuk e kemi për fatin e PD por për fatin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm”, tha Basha.

Në vijim ai tha se nuk do të kalojmë një qeveri teknike Pazar në castin e fundit për ti hedhur hi syve shqiptarve. Kërkojmë zgjedhje të lira dhe zgjedhje të lira do të thotë zbatim i dekriminalizimit duke nxjerrë nga pushtetit deputetë, kryetarë bashkish etj që kanë lidhje me krimin.

“Takova drejtorin e Europol dhe kërkova zbatimin e një protokolli i cili brenda ditës con në verifikimin e shenjave të gishatve të politikanëve kriminel. Nuk do të bëjmë teatër por luftë për jetë a vdekje për Shqipërinë demokratike ose ta lëmë Shqipërinë të bëhet zap nga krimi”, tha Basha.

“Kriminelë me rrosh dhe bush, nuk keni parë asgjë akoma. Shefat tuaj e kanë marrë edhe mbrëmë më shkrim nëse nuk kanë shtuar dozën. Me shefin e Europolit do të gjurmohen deri në ishujt më të largët dhe do të konfiskohen paratë që iu janë vjedhur shqiptarëve. Peshq të mëdhenj e të vegjël bëhuni gati . do të dorëzoni paratë e vjedhura deri në një, deklaroi kryetari i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY