Deputeti i PD-së që ishte në kongresin PPE në Maltë përgenjshtroi sot Kryeministrin Edi Rama duke publikuar votën e tij për rezolutën e Kongresit.
“Gënjeu me mediat e tij, gënjeu edhe me dorën e tij në fb për votën e PD. Votova pro. Dekriminalizimi ne tekst peshqesh i tij,courtesy of ER”, komentin Pollo në tuiter.
Një ditë më parë Kryeministri Rama postoi në Facebook pjesë nga rezoluta e PPE ku flitej për pjesëmarrje në institucione dhe reformat duke deklaruar në vijim se PD nuk e ka votuar rezolutën pikërisht për shkak të pjesëve brenda saj që flisnin për politikë brenda institucioneve.
“KUSH GËNJEN (6)
Rezoluta e Partive Popullore Europiane, për të cilën PD nuk e dha votën e saj:
“PPE inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në insititucionet e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.
PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparent…”, komentonte Rama dje në llogarinë e tij ën rrjetet sociale. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/