Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ortodoksët kundër Ramës edhe për 20 përqindëshin

16/10/2015
Ortodoksët kundër Ramës edhe për 20 përqindëshin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka hedhur poshtë përfundimin e kryeministrit Rama sipas të cilit Kisha nuk po financon prej dy vitesh restaurimin e kishave.

“Është për të ardhur keq që organet kompetente shtetërore e kanë informuar në mënyrë jo të plotë Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili pa dashur, duke mos folur për të gjithë situatën e përgjithshme, i bëri një padrejtësi Kishës dhe nuk informoi në mënyrë objektive opinionin publik.

Jemi të detyruar të rikujtojmë, se me gjithë se Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk i kanë kthyer pronat e saj dhe pavarësisht se është përballur me probleme ekonomike, arriti të grumbullojë për këtë qëllim nga donatorë të ndryshëm në mbarë botën, mbi 11 milionë euro dhe me to ka restauruar mbi 60 manastire dhe kisha të shenjta- monumente kulture – në zona të ndryshme të Shqipërisë. Midis këtyre po përmendim manastiret e Shën Jorgjit në Çukë, Shën Dhimitrit në Qeparo, manastirin e Lindjes së Hyjlindëses në Ardenicë, të Fjetjes së Hyjlindëses në Zvërnec, të Shën Nikollës në Cepo, të Fjetjes së Hyjlindëses në Kakome, të Shën Joan Pagëzorit në Voskopojë, të Shën Joan Vladimirit në Elbasan etj. Janë restauruar dhe kisha madhështore, si ato të Eleusës në Përmet, të Kryengjëjve në Gjirokastër, të Shën Nikollës në Grabovë, të Shën e Premtes në Kavajë, të Shën Spiridhonit në Berat, të Shën Gjergjit në Libofshë etj”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Kishës Ortodokse.

Në v ijim të deklaratës thuhet se qeveria e Ramës u ka marrë edhe 20% taksë fondeve që u përdorën për restaurim. “Vështirësia e mbledhjes së fondeve gjatë dy viteve të fundit, lidhet me faktin se kostot e restaurimeve të mëparshme të Kishës (11 milion euro), u rënduan edhe me taksën 20%-shit, që paguan firmat që morën përsipër realizimin e veprave (duke ndihmuar kështu në fuqizimin e buxhetit të shtetit). Edhe ky fakt i ka dekurajuar donatorët”, theksohet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Asaj Europe në të cilën jemi, dhe, çuditërisht, duhet të hymë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.