Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mjeku Dalip Gjoka: Duan të më bëjnë të çmendur pse kërkova të martohem me Bleonën

17/10/2015
Mjeku Dalip Gjoka: Duan të më bëjnë të çmendur pse kërkova të martohem me Bleonën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dalip Gjoka, mjeku pediatër nga Burreli që i kërkoi publikisht martesë këngëtares Bleona Qereti, prej një jave nuk ka asnjë kontakt me miqtë e tij. “Panorama Plus” shkruan sot se edhe pse kishte planifikuar disa intervista televizive, ku do të rrëfente planet e tij për martesë dhe vendosmërinë për ta vazhduar më tej ëndrrën e tij, asnjëra prej tyre nuk u realizua, që nga e premtja e javës së kaluar.
Nuk zgjati shumë dhe në fillim të kësaj jave mediat shkruan se Dalipi kishte përfunduar pranë Spitalit Psikiatrik nr. 5, edhe pse nuk u bë publike një diagnozë e përcaktuar nga mjekët.
Sipas informacioneve të pasqyruara në shtypin e përditshëm, u tha se ndaj tij në Prokurorinë dhe në Policinë e Burrelit ekziston edhe një kallëzim që është kryer nga vëllai i tij. Kallëzimi është bërë për ushtrim dhune nga ana e Dalip Gjokës ndaj vëllait të tij, M. Gjoka, të premten paradite, dhe që prej asaj dite mësohet se dy vajzat dhe gruaja e tij e kanë transportuar në pavijonin e Psikiatrisë në Tiranë.
Sipas burimeve të “Panorama Plus”, vetë Dalipi e priste këtë që ndodhi. Atyre pak miqve që e përkrahën mësohet t’u ketë shprehur shqetësimin e tij, se si njerëzit e tij më të afërt po përpiqeshin ta quanin të lajthitur, duke u kërkuar t’i prishnin planin e martesës, të cilin e kishte shumë seriozisht.
Dalipi mësohet t’u ketë treguar miqve se pasi vendosi ta shprehte hapur dëshirën, jeta po i kthehej në ferr në qytetin e tij Burrel.
Duke e konsideruar veten një shpirt i lirë që po sfidonte mentalitetin shqiptar të një province, ai po tregohej me gisht që po bënte një marrëzi, duke turpëruar familjen.
Ndërkohë që të njëjtat burime të Policisë që përmendëm më sipër, bënë me dije se që prej publikimit të letrës së mjekut pediatër në media, ku kërkonte të ishte babai i fëmijës së Bleona Qeretit, gjendja psikike e tij është rënduar, sidomos kur edhe njerëzit e afërt të tij kanë dalë në mbrojtje të bashkëshortes dhe të dy vajzave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Asaj Europe në të cilën jemi, dhe, çuditërisht, duhet të hymë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

Çfarë kërkon PD nga reforma territoriale, zbulohet objektivi konkret

09/05/2026
Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

Rama i ikën debatit për IBAR: Kur Komisioni Evropian thotë i ke plotësuar, ne kemi mbaruar punën tonë

09/05/2026
Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

Berisha: Belinda bën ligjin në partinë e krimit. Jo vetëm Spiropalin, por ka zhdukur edhe dikë tjetër

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.