FOTO LAJM/ Dalin në qarkullim patentat e reja, ja cilat janë risitë!

FOTO LAJM/ Dalin në qarkullim patentat e reja, ja cilat janë risitë!

121
0
Shares

Ka nisur zyrtarisht përdorimi i patentave të reja për drejtuesit e mjeteve.
Lejet e drejtimit kanë një kategorizim më të detajuar të mjeteve që u përkasin, ashtu si dhe më shumë elemente sigurie.
Një prej ndryshimeve përcakton kategori të veçantë për mjetet me kambio automatike apo manuale
Drejtoria e Transportit Rrugor nga marsi ka nisur pajisjen e drejtuesve të mjeteve me patentat e reja. Lejet e reja kanë një kategorizim më të detajuar për drejtues të mjeteve të ndryshme nga ato të deritanishmet, ashtu si dhe kanë më shumë elemente sigurie. Ato kategorizohen duke filluar nga AM ku përfshihen ciklomotorët dhe mjetet me katër rrota të lehta, te A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Kategoritë që ndryshojnë
Kategoria AM u takon ciklomotorëve dhe mund të merret nga të rinjtë me të mbushur moshën 16 vjeç. Kategoritë A1 dhe A2 përfshijnë motorët. Në kategorinë B përshihen veturat deri te furgonët e vegjël.
Kategoritë C e D u takojnë autobusëve e mjeteve të mëdha të transportit. Një prej ndryshimeve përcakton kategori të veçantë për mjetet me kambio automatike apo manuale.
Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur shpërndarjen e patentave të reja për drejtuesit e mjeteve që pajisen për herë të parë me leje drejtimi. Lejet aktuale që janë në qarkullim do të vijojnë të jenë të vlefshme deri në datën e tyre të skadencës. Vetëm atëherë patenta e vjetër do të zëvendësohet me modelin e ri të sapo hedhur në qarkullim.
ReportTV

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY