FOTO/ Ja nga ishte nisur dhe kujt i përkiste kamioni me 20...

FOTO/ Ja nga ishte nisur dhe kujt i përkiste kamioni me 20 milionë euro drogë të bllokuar dje në Ankona

76
0
Shares

Zbardhen detaje të reja në lidhje me kamionin që u kap në Ankona me 2.2 kanabis sativa, që kishte kaluar nga porti i Durrësit dhe që vlera e së cilës llogaritet në 20 milionë euro .
Burime nga Policia Kuftare bëjnë me dije për “Durrës Lajm” se është ngritur një grup hetimor, të cilët janë duke marrë në shqyrtim të gjithë praktikën doganore dhe atë të Policisë Kufitare që është kryer për kamionin e nisur nga porti i Durrësit me destinacion Ankonën, i ngarkuar me materiale gipsi. Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kamioni është zhdoganuar, ka kryer të gjitha procedurat doganore në Doganën e Tiranës. Kamioni është në pronësi të kompanisë “ISLA”, me seli në Vaqarr.
Kamioni është plumbosur në doganën e Tiranës. 
Kamioni është futur në ambientet e Policisë Kufitare, ku iu nënshtrua kontrollit të efektivëve. Kontrolli i është bërë në pjesën e jashtme të rimorkios dhe në pjesën e poshtme. Dhe ligjërisht, Policia Kufitare thotë se e kanë kryer kontrollin për aq sa ua lejon ligji.
Se çfarë ngarkese ka brenda kamioni, është detyrë e doganës, e cila është autoriteti përkatës që duhet të kontrollonte të gjithë mallin që do të kalonte, thanë burime nga Policia Kufitare.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO/ Kamioni me 20 milionë euro drogë, niset nga Durrësi ndalohet në Itali
/web/FOTO_Kamioni_me_20_milione_euro_droge_niset_nga_Durresi_ndalohet_ne_Itali_36162_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY