Përplasja e fundit PS – LSI në Këshillin Bashkiak të Beratit ka kaluar tashmë edhe në nivel më të lartë përfaqësuesish mes dy forcave. Deputetja e LSI-së Silvia Caka ka ironizuar ish-ministrin Blendi Klosi, i cili është i deleguari i PS-së në Berat.
Sipas Cakës, Klosi po shkarkon në Berat krizën e shkarkimit nga ministër. Në vijim ajo thotë se “LSI do të vijojë të jetë bashkëpunuese, pasi e ardhmja e Beratit, për ne nuk është një natë bixhozi”, duke aluduar kështu për ish-ministrin Klosi si një njeri që luan bixhoz.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Klosit, i cili shpreh keqardhje për akuzat e deputetes së LSI-së, teksa i kujton asaj “socialistët e Beratit vihen në presion për t’u konvertuar në anëtarë të partisë suaj, sepse ndryshe hiqen nga puna”.
Teksa nesër është 1 prilli, dita kur mbushen plot 4 vjet nga marrëveshja PS-LSI, duket se marrëdhëniet mes dy forcave po acarohen në bazë. LSI nuk ka vendosur ende nëse do të shkojë në zgjedhje me PS-në apo e vetme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/