Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pollo: Nuk mund të bëjë zgjedhje një qeveri me të shkuar e të tashme kriminale dhe që e kanabizoi vendin

31/03/2017
Pollo: Nuk mund të bëjë zgjedhje një qeveri me të shkuar e të tashme kriminale dhe që e kanabizoi vendin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i PD, Genc Pollo tha se LSI duhet të luajë një rol konstruktiv në vendimin që ajo do të marrë për koalicionin, duke i qëndruar edhe disa deklaratave të saj. Në “Orën e Intervistës”, Pollo u shpreh se rinovimi i koalicionit PS – LSI nuk do të kishte ndikim në qëndrimin e PD.

“Unë do ti lija LSI dhe PS ti shprehin vendimet me gojën e tyre. Pashë Ilir Metën të thoshte se ligji i Arsimit të Lartë ishte një dështim. Para 2.5 viteve i kemi rreshtuar arsyet se pse ky ligj do sillte dështime dhe do merrte ne qafë maturantët, LSI e votoi, tani po e kritikon, por më mirë vonë se kurrë. Le ta lemë LSI ta zgjedhë fatin e saj, do ishte e dëshirueshme që ajo të luante rol konstruktiv në përputhje me disa deklarata. Se çfarë vendimi merr dhe çfarë interesi ndjek atë e dinë zotërinjtë që janë aty brenda. Kauza është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët dhe PD do ta bëjë me të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë vend”, shprehet Pollo.

Nuk do të kishte asnjë ndikim tek PD ky rinovim?
Pollo:
 
Në qëndrimin e PD nuk besoj, se çfarë bëjnë ata, jo vetëm LSI,  sa seriozë janë do ta provojnë me vendimin që do marrin, por edhe brenda PS ku nuk janë fort të lirë të shprehen, ka një ndrydhje në këtë situatë të cilën ka degraduar PS, por kuptohen shprehen më me vështirësi sesa kolegët e tyre qeveritare të PS. Në fund të fundit janë në atë parti dhe do pranojnë. Nëse LSI shprehet cik më lirshëm, aty shprehen, por më me murmurima.

Deputeti demokrat tha se ndërkombëtarët janë shprehur se zgjedhjet janë në rrezik. Në lidhje me bojkotin, Pollo tha se është diçka anësore, kurse kryesorja është garantimi i zgjedhjeve.

“Ajo që ngrenë përfaqësuesit ndërkombëtarë është shumë pozitive që na ndihmojnë duke thënë se zgjedhjet janë në rrezik. Edi Rama pretendon se e ka komunitetin ndërkombëtar me vete, por kurrë nuk pretendon se zgjedhjet mund ti rrezikojë. Ai thotë që zgjedhjet janë normale, madje do jenë më të mirat në 25 vitet e fundit me klishenë e tij të zakonshme. Komuniteti ndërkombëtar thotë zgjedhjet janë në rrezik. Nëse PD kthehet në kuvend dhe voton pro një ligji kundër 5 ligjeve të tjera e kështu me radhë garantohen zgjedhjet kështu?!
Bojkoti nuk është veprim në vetvete, çështja është si dilet në një zgjidhje politike, thjesht do kthehemi në Kuvend do votojmë, pro ose kundra ligjeve sipas rastit dhe do presim 18 qershorin, apo do kemi një zgjidhje dhe situatë tjetër politike?! Kjo shtrohet çështja, bojkoti në vetvete është diçka anësore në thelb, dhe kjo kryesorja që kemi nevojë për një zgjidhje politike dhe një qeveri  që të ngjalli besimin e publikut se të paktën zgjedhjet të bëhen mirë, kuptohet ka 2 – 3 detyra që ajo duhet ta bëjë, dhe një qeveri që e ka krijuar këtë problem në radhë të parë mbushjen e ofiqeve shtetërore me njerëz me të shkuar dhe të tashme kriminale dhe që e kanabizoi vendin pa masë nuk mund të jetë ajo vetë në pushtet zgjidhja e problemit”,
vijon më tej Pollo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
Ngarkesa e gjyqtarëve, sfida e balancimit nuk kalohet as me hartën e re gjyqësore

Mereme Sela, padi në Gjykatën Administrative, cili është vendimi për kandidaten e skualifikuar në garën në PD

13/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

U fsheh për 30 vite për 3 vrasje, arrestohet në SHBA, Sokol Hoxha

13/05/2026
Reagon Lapaj: Nuk pengohet mandati im nga Zeqiri

Adriatik Lapaj, thirrje për referendum kombëtar kundër “Paketës së Maleve”

13/05/2026
Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

Berisha: Lubia është kryeministrja hije. Ka zëvendësuar Agasin me Bistrin

13/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.