Ambasadori Karpushin, ja cfarë thotë për hakerimin nga Rusia të zgjedhjeve në...

Ambasadori Karpushin, ja cfarë thotë për hakerimin nga Rusia të zgjedhjeve në Shqipëri

65
0
Shares

Ambasadori rus në Tiranë Alexander Karpushin mohoi që Rusia të përfshihet përmes hakerimit në zgjedhjet e pritshme parlamentare të Shqipërisë.

Ai i ka quajtur qesharake hamendjet rreth kësaj duke konsideruar se miqësia e Shqipërisë me Rusinë është e kujdesshme dhe optimiste, ndërsa dha një intervistë më emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furrxhiu.

“Është qesharake pretendimi që hakerat rus po mundohen të ndërhyjnë në zgjedhjet shqiptare. Nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me këtë”, deklaroi ai.

Karpushin shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë janë shumë normale dhe miqësore. “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë janë të lidhura nga tradita e periudhës jo të largët historike.

Rusia gjeti një mundësi pas luftës dhe i dha popullit vëlla shqiptar, një mbështetje të madhe. Këto fakte nuk janë harruar. Vlerësimin e gjendjes së tanishme do ta cilësoja si marrëdhënie optimiste të kujdesshme”, theksoi Karpushin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY