Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat nisi procedim penal ndaj një efektivi të Gardës së Republikës, pasi kërcënoi me armën e shërbimit një qytetar pranë një lavazhi në Tiranë.
Burime nga Ministria e Brendshme thanë se paraprakisht ai është pezulluar nga detyra dhe i është marrë arma e shërbimit.
“Garda e Republikës ka pezulluar një punonjës të saj për shkak se dyshohet se ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30, kur punonjësi i Gardës, rreshteri Kristal N., sipas kallëzimit, ka kanosur me armën e shërbimit një shtetas pranë një lavazhi makinash.
Në lidhje me ngjarjen, i dëmtuari ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3. Policia ka bërë shoqërimin e punonjësit të Gardës, duke kryer të gjithë veprimet procedurale për të tilla raste.
Punonjësi i Gardës është pezulluar nga detyra në bazë të rregullores deri në përfundim të hetimit penal”, thuhet në njoftim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/