Është gjendur trupi i pa jetë i peshkatarit Hyqmet Shtaza. Trupi i 52 vjeçarit është gjendur në fshatin Rec të Velipojës, rreth një javë pas mbytjes. Pas apelit të familjarëve për gjetjen e trupit të peshkatarit të mbytur në lumin Buna, polumbarët rinisën kërkimet mëngjesin e sotëm. Ai ndodhej në një barkë së bashku me një tjetër peshkatar, i cili arriti të shpëtonte pas përmbysjes së mjetit lundrues për shkak të erës. Peshkatari 52-vjeçar, babai i 4 fëmijëve teksa po peshkonte në ujërat e lumit Buna, u mbyt mbrëmjen e së mërkurës. Së bashku me të ishte edhe 60 vjeçari Isuf Vejuka, kur varka e tyre u përmbys. Vejuka arriti të dilte i gjallë ndërsa 52 vjeçari Yqmet Shatza nuk mundi, dhe prej asaj dite familjarët nisën të kërkojnë trupin e pajetë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/