Në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, korsia e djathtë është bërë e pakalueshme për dy orë.
Shkak ishte një zjarr i përmasave të mëdha që ka rënë rreth mesditës duke bllokuar një kalim të autostradës Lushnje-Fier.
Zjarri është vënë nga persona të paidentifikuar, të cilët përdorin metodat e zjarrvënies për të pastruar kanalet buzë tokave bujqësore.
Kanali i këtij aksi është i mbushur me goma automjetesh, mbetje të naftës dhe sende të tjera plastike të hedhura nga bizneset aty pranë.
Djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe të ambientit dhe flakët kanë rrezikuar të përfshijnë makinat që udhëtonin. / Top Channel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/