Ilir Meta dënohet me 9 muaj burg për vjedhje

Ilir Meta dënohet me 9 muaj burg për vjedhje

270
0
Shares

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dënoi Ilir Metën me 9 muaj burgim për akuzën vjedhjes edhe pse i pandehuri kërkoi mëshirë.

Cështja u gjykua nga gjyqtari Lazër Sallaku ndërsa prokuror ishte Gjon Kodra.

Sipas vendimit të gjykatës i pandehuri Ilir Meta, i biri i Rifat dhe Aishe lindur në prill 1963 lindur dhe banues ne Tirane, me 3 femije, shqiptar, pa profesion, me mase sigurie “arrest ne burg”, akuzohet per vepren penale të
“Vjedhjes”, të parashikuar nga nenet 134/1 te K.Penal.

Ne seance gjyqesore i pandehuri
Ilir Meta kerkoj gjykim te shkurtuar ne baze te nenit 403 te K.Pr.Penale, pasi çështja mund të zgjidhej në gjendjen që janë aktet.

Prokurori ishte dakord me këtë kërkesë të të pandehurit.

Në mars të 2015 I pandehuri Ilir Meta ka hyrë filjalin e kompanisë Neptun, e cila ndodhet pranë rrugës “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, dhe ka arritur të vjedhi një rafeset elektrik, të cilin e ka vendosur poshtë xhupit që mbante veshur dhe është larguar pa u diktuar nga punonjësit e këtij filiali por I regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Pas ndalimit të tij nga policia, i pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime i pandehuri Ilir Meta ka pranuar vjedhjen duke pretenduar se veprimin e ka kryer në gjendje të dehur.

Vepra e kryer nga i pandehuri paraqet rrezikshmeri shoqerore pasi ka cenuar ato marrëdhëniet juridike të vendosura për të siguruar paprekshmërinë e pronës mbi sendet e luajtëshme të personave privat, të personave juridik dhe shtetit.

Gjykata vëren se, vepra penale e “Vjedhjes” ka marrë një përhapje të gjerë, duke përbërë një rrezik serioz për shoqërinë.

Faktin se, i pandehuri nuk ka qenë i dënuar më pare.

Faktin se, i pandehuri e pranon akuzën dhe ndihet i penduar.

Në këto kushte, bazuar në nenet 47-50 të K.Penal Gjykata vëren se, nisur nga rrethanat e mësipërme, i pandehuri
Ilir Meta duhet te dënohet me
9(nëntë) muaj burgim.

Gjykata çmon se, ky dënim do t’i shërbejë edukimit të të pandehurit, parandalimit të kryerjes së veprave të tjera penale nga i pandehuri, rehabilitimit të tij.

ilir meta burgim faksimile

Në foto faksimile e vendimit të gjykatës së Tiranës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY