Argumenti i qeverisë: Deputetja Leskaj nuk ishte në komisionin e tenderit!!

Argumenti i qeverisë: Deputetja Leskaj nuk ishte në komisionin e tenderit!!

80
0
Shares

Qeveria i është përgjigjur vendimit të PD-së për të kërkuar pushimin e mandatit të deputetes socialiste Valentina Leskaj.

Në transparenca.al ndër të tjera thuhet se “Deputeti Arben Ristani e bazon akuzën e tij në dy nene të ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar. Por baza mbi të cilën vepron ky ligj, përfshin të gjithë zyrtarët të cilët janë pjesë e vendimmarrjes së procedurave publike.

Sa më sipër, sqarojmë se pretendimi për konfliktin e interesave për këtë procedurë nuk qëndron pasi deputetja Valentina Leskaj nuk ka asnjë lloj lidhje në vendimmarrjen e procesit së dhënies me koncesion të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë.

Përsërisim se procedura konkurruese për koncesionin e rehabilitimit të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh; Fier-Vlorë, ka qenë e hapur dhe konform kuadrit ligjor. Në të kanë pasur mundësi të marrin pjesë në garë të gjithë subjektet vendase apo të huaja, për më tepër se 50 ditë, kohë që kjo procedurë ka qenë e publikuar në Buletinin e Njoftimeve Publike të Agjencisë së Prokurimit Publik”.

Akuza e PD kishte mbështetje në ligj e pasqyruar me paragrafët përkatës. Sqarimi i qeverisë nuk ka ballafaqim argumentash ligjorë. Neni në të cilin mbështetet PD nuk përcakton “zyrtarët të cilët janë pjesë e vendimmarrjes së procedurave publike”, sic pretendon qeveria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY