YLLI DYLGJERI/Tmerri që përjetova natën e vdekjes së Enver Hoxhës

YLLI DYLGJERI/Tmerri që përjetova natën e vdekjes së Enver Hoxhës

56
0
Shares

Ylli Dylgjeri është përgjigjur në pyetjen e ekspozitës “Çfare ke qenë duke bërë ditën kur vdiq diktatori?”, pavarësisht se sic thotë ai nuk ka shkuar në ekspozitë. Dylgjeri tregon detaje nga momentet kur ende nuk ishte dhënë lajmi por vetëm alarmi. Në komunizëm ky ishte rendi, në fillim alarmi dhe pastaj lajmi.

Ja cfarë shkruan Dylgjeri i cili në atë kohë punonte në një komitet rinie në Tiranë.

“Fillimisht doja te “sqaroj” se diktatori vdiq naten. E sigurisht edhe Unë si gjithkush në atë datë kam qenë duke fjetur. Lajmi për vdekjen e Enverit na erdhi në të gdhirë të datës 11 Prill 1985 ne zyre.

Më tej…

Rreth orës 01.00 pas mesnate të datës 11 Prill

u dha alarmi ose kushtrimi siç thuhet sot.

U njoftuan të gjithë punonjesit e aparateve politike te Komiteteve te Partise, dhe organizatave te masave, te shkonin ne zyre dhe te prisnin udhezimet që do mernin nga qendra (KQ i PPSH). Ashtu u bë. Për pak minuta u ndodhëm në zyrat e institucioneve pas njoftimeve me korrier. Gjendja në institucione ishte sa e frikshme aq edhe emocionale. Nuk dihej arsyeja e këtij alarmi në mesnatë. Pyesnim njëri tjetrin e nuk mernim përgjigje se pse ndodheshim në punë në këte orë? Ne minutat që do te rridhni mundimshem u sqaruam per lajmin.

Na therret ne zyren e tij Sekretari i Pare i Komitetit te Rrethit te Tiranes Zyber Sinani.

Me zerin e dridhur Ai na njofton: Pas një sëmundje të rëndë nga diabeti, para pak çastesh ndroi jete udheheqesi i Partisë dhe popullit shoku Enver Hoxha…Salla ngriu.

Pas ketij lajmi gjithkush nga puntoret politik mori detyrat per te organizuar mbledhjet per njoftimin e këtij lajmi ne Institucione, ndërmarjet dhe kooperativat bujqesore.

Mua mu caktua ta njoftoj kete lajm ne fshatin Kllojke te Tiranes. Ne te gdhire te 11 Prillit u nisa drejt Kllojkes… per te dhene lajmin e vdekjes.

Në përgjigje të autorit të ekspozitës po shkruaj: Dita kur vdiq Enver Hoxha me gjeti në Kllojkë te Tiranes, si drejtues i rinise së Rajonit Nr.4.”

Enver Hoxha vdiq më 11 prill të vitit 1985 duke shkaktuar një hutim tek shqiptarët e shtetit amë, shumë prej të cilëve mendonin se nuk do të vdiste kurrë. Ai edhe sot ka një përngjasim të rrallë dhe perfekt tek Kim Yong Il i Koresë së Veriut që vijon të jetë enveristi i kulluar i këtyre viteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY