Prindërit e një nxënëseje shkolle e morën vetë drejtësinë në dorë, teksa lidhën në një shtyllë një person, që u ngacmonte vajzën. 50-vjeçari Xu nga Kina e ndiqte vazhdimisht nga pas vajzën, teksa ajo kthehej nga shkolla.
Një ditë prindërit e vajzës vendosën ta ndjekin nga pranë dhe panë Xu, teksa tentonte ta kapte për krahu. Ata e kapën 50-vjeçarin dhe e lidhën në një shtyllë, për ta turpëruar.
Xu i tha babait të vajzës se ai donte që ta bënte vajzën e shkollës ‘bijën e tij’.
Babai i vajzës i dha një shpullë dhe njoftoi policinë. Kjo e fundit ka nisur hetimet, ndërkohë që i këshilloi qytetarët që të mos e marrin vetë drejtësinë në dorë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/