Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në një takim ndërkombëtar të biznesit në Hong Kong ka shfrytëzuar rastin që të shesë edhe ndonjë pikturë. Investitorët kinezë edhe mund të mos vinë në Shqipëri por investimet tona tashmë janë atje.
Sot është hapur një ekspozitë pikture me vizatimet e Ramës gjatë kohës që ka drejtuar administratën e bashkisë së Tiranës.
Ekspozita është pritur me interes dhe mediat i kanë kushtuar vëmendje ndersa Kryeministri Rama ishte shoqeruar nga e shoqja, Linda Rama.
Po sot Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim edhe me Guvernatorin e Hong Kongut, Leung Chun-Ying. Kryeministri Rama, pasi falenderoi Guvernatorin për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të aktiviteteve, theksoi nevojën e rritjes se shkëmbimeve tregtare.
Duke nënvizuar bukuritë natyrore të Shqipërisë, por edhe pozicionin e favorshëm gjeografik, lehtësirat në taksa dhe tregun e favorshëm të punës, Kryeministri Rama ftoi investitorët e Hong Kongut për të qenë më prezent në Shqipëri.
Nga ana e tij, Guvernatori Leung Chun-Ying, pasi e falenderoi Kryeministrin Edi Rama për vizitën, vlerësoi marrëdhëniet si të shkëlqyera dhe u angazhua për të nxitur investitorët vendas e të huaj për projekte në Shqipëri në fushën e turizmit dhe tregtisë.
Takimi me Guvernatorin dhe hapja e ekspozitës kanë qenë aktivitetet kryesore të Kryeministrit Rama në metropolin e Lindjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/