1 PRILL/Zhvillim i papritur, takim në restorant Rama-Meta, ftohet edhe Basha

1 PRILL/Zhvillim i papritur, takim në restorant Rama-Meta, ftohet edhe Basha

67
0
Shares

Të paktën prej 30 minutash Edi Rama dhe Ilir Meta janë mbyllur në një takim në një restorant në Tiranë jo shumë larg cadrës së opozitës.

Lajmi i takimit fillimisht është dhënë nga zëdhënësi i Kuvendit, Emiljano Aleksi në faqen e tij në Facebook por më pas u hoq dhe u zëvëndësua me një foto takimi në Belsh të Monika Kryemadhit.

Burime të besueshme i thanë Droni.al se në takim pritet të bashkohet edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Nuk është e qartë ende nëse Basha ka qenë në axhendën e takimit që në fillim apo është vendosur të ftohet pas një akordi të mundshëm.

Nuk bëhet fjalë që Basha të jetë ndërmjetës aty.

Droni.al bëri përpjekje të lidhej me zyrën e komunikimit të Bashës duke përdorur kodin sekret “syni” dhe ‘kalemi”, por pa rezultat.

Megjithatë tashmë kemi mësuar vendin e takimit. Ai po mbahet në një restorant që konsiderohet tokë neutrale pas TVSH, tek restorant Drimadhes. Zgjedhja e një restoranti ku gatuhet peshk, ndoshta dhe ngjala është bërë me qëllim që të ruajë lidhjen historike të takimeve të rëndësishme si ai i ngjalave në Gjirin e Lalzit.

Basha ka deklaruar dje se kjo është java e fundit e protestës. Sic duket zgjidhja është afër dhe deklarata e Bashës është bërë një ditë para 1 prillit në mënyrë që qytetarët mos ta paragjykojnë. Takimi ku pritet të shkojë edhe Basha mesohet se do të sjellë një zhvillim të ri në politikën shqiptare. Nuk do të jetë as qeveri teknike që e kërkon Basha, as Rama nuk nuk do jetë në qeveri sic kërkon Rama dhe as dicka mes të dyjave sic mendon Meta. Përfundimin nuk e dinte as gazetari Blendi Fevziu të cilin droni.al e kontaktoi qysh dje për ti paraprirë cfarëdo lloj takimi apo zhvillimi politik që do të ndodh ditët në vijim.

Sapo është mësuar se një kamerë e vogël është instaluar përballë restorantit ku mbahet takimi nga gazetari Artan Hoxha. Ndërkohë lidhur me pozicionin e Berishës në këtë zhvillim të ri mësohet se ish-kryeministri as jep, as merr informacion për 1 prill.

Kjo është edhe arsyeja se pse katër vite më parë Rama dhe Meta nënshkruan marrëveshjen në një qytet pa arsye për atë marrëveshje pikërisht me 1 prill.

Droni.al nuk mban përgjegjësi për cdo pasaktësi në këtë lajm

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY