Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos

29/10/2015
Qeveria shkeli ligjin për portin e ri të Porto Romanos
Share on FacebookShare on Whatsapp

Autoriteti i Konkurrencës deklaroi zyrtarisht se qeveria shkeli ligjin duke e anashkaluar këtë institucion nga koncesioni për portin e ri të karburanteve në Porto Romano.

Kryetarja Lindita Lati tha se autoriteti nuk u vu fare në dijeni për koncesionin por u njoh me të rastësisht në faqen zyrtare të Parlamentit kur kontrata gati ishte mbyllur.

“Aty ne pamë ligjin që ishte në radhë për të kaluar që i jep të drejtë ekskluzive në Porto Romano. Dhe pikërisht në momentin kur komisioni e mori në shqyrtim analizën e vlerësimin e këtij akti nga sekretariati, komisioni vuri re që ishte një procedurë tepër e vonuar, sepse ne nuk ishim bërë me dije në kohën e duhur dhe ky ligj ishte votuar në Parlamentin e Shqipërisë”, thotë Lindita Lati.

Ligji e detyron qeverinë apo çdo institucion tjetër publik që përpara se të transferojë koncesione eskluzive të marrë vlerësimin zyrtar të Autoritetit. Detyrimi u vendos në vitin 2010 sipas direktivave të BE-së për dy qëllime. Së pari, për të mos lejuar deformimin e tregut dhe së dyti për të vendosur një hallkë parandaluese për koncesionet korruptive.

“Për të garantuar që kjo sjellje oportunistike që mund të shoqërojë atë që jep të drejtën ekskluzive apo atë që e merr duke patur më tepër njohuri mbi specifikat e tregut, në këtë rast vendoset dhe një garant publik. Kjo është filozofia e të drejtës europiane të konkurrencës dhe e ligjit”,vijon Lati.

Veç portit ekzistues, pak javë më parë qeveria miratoi ndërtimin e një porti të ri në zonën e Porto Romanos , i cili do të mundësojë shkarkimin e anijeve me tonazh mbi 20 mijë tonë. Në pamundësi për t’u shprehur para se koncesioni të miratohej autoriteti, thotë se do i kërkoj ministrisë së Transporteve, që të bëjë kujdes kur të përcaktojë detajet teknike.

“Ne kishim disa elemente që do të donim të shpreheshim dhe shumë shpejt do të shprehemi me njëvendim pikërisht për tia adresuar organit që është ngarkuar nga ky ligj koncesionar për të mbikqyrur konçesioni për gjtihë aktete nënligjore se çfarë duhet të marrë në konsideratë ”, vijon Lati.

Pas vitit 2010 Shqipëria ka koncesionuar në seri një sërë të drejtash dhe shërbimesh eskluzive nga publiku tek privatët, të cilat shpesh kanë qenë objekt i fortë debati duke ngritur dyshime nëse i kanë shërbyer interesit publik.top channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.