4 kompani kanë marrë pjesë në tenderin për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes së rrugës së Kombit. Ministria e Transporteve ka mbyllur ofertat dhe Komisioni i Vlerësimit te Ofertave ka hapur kërkesat e katër kompanive, vetëm pjesën teknike qe kane paraqitur kompanitë.
Të hënën do te mësohen edhe vlerat qe ato kërkojnë te investojnë si dhe tarifën qe do te vendosin për automjetet qe do te kalojnë ne rrugën Durrës – Kukës.
Katër kompanitë e interesuara ishin: China Comunication Construksion, Grupi Vendeka Bilgi Teknolojileri, Pt Citra Marga ne bashkëpunim me Salillari, Tah San dhe Aktor si dhe Gek Terna.
Diten e hene, ministria do te nxjerre edhe emrin e kompanisë fituese. Kompania qe do te ketë tarifën me te ulet për mjetet qe do te kalojnë, do te ketë përparësi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/