Librazhd, edhe pse i vdekur e vunë të firmoste

Librazhd, edhe pse i vdekur e vunë të firmoste

72
0
Shares

Edhe pse i vdekur qysh në 1998, në dokumentin e ZVRPP-së të Librazhdit të 5 viteve më vonë rezulton i gjallë.

Hetimet zbuluan falsifikimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme dhe çuan në arrestimin e 56 vjeçarit Abdyl Bahiti. Në 2013 ai firmosi në emër të babait të tij për të marrë pasurinë.

”Shtetasi Abdyl Bahiti, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi në vitin 2012 ka aplikuar pranë ZVRPP Librazhd për ndarje pasurie dhe në dokumentin e aplikimit me nr.0381014 datë 12.02.2013, ka firmosur në emër të babait të tij, shtetasit SH.B, i cili bazuar në çertifikatën e vdekjes, rezulton i vdekur më 22.09.1998” thuhet në njoftimin e policisë

Por Bahiti nuk ka vepruar i vetëm. Një hartograf i cili në atë kohë punonte pranë Z.V.R.P.P Librazhd dhe një topograf privat ndihmuan në këtë proces falsifikimi. Sali Terziu, vjeç 55, banues në Librazhd, me detyrë, ish-hatograf pranë Z.V.R.P.P Librazhd dhe Jonuz Bardhoshi, vjeç 63, banues në Prrenjas, me detyrë, topograf privat u arrestuan për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

” Në vitin 2012 duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentat për pasurinë nr.1031 dhe 1032 të shtetasit Abdyl Bahiti, vjeç 56, banues në Librazhd”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë Bahiti akuzohet për falsifikim dokumentesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY