Në fshat NIPT-i duket si grabitës, fermerët hezitojnë

Në fshat NIPT-i duket si grabitës, fermerët hezitojnë

83
0
Shares

Fermerët në të gjithë vendin po i shmangen pajisjes me NIPT për shkak se këtë proces e lidhin me një detyrim të pashmangshëm për pagesën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërorë, shkruan sot monitor.al. Por sakaq, me ose pa NIPT sipas ligjit aktual për sigurimet, fermerët duhet të paguajnë kontributet në mënyrë të detyrueshme.

Zv.drejtori i institutit të Sigurimeve Shoqërore Ali Emini sqaroi për revistën se ligji i detyron fermerët të paguajnë sigurimet dhe kur nuk i paguajnë penalizohen me gjoba dhe me kamatëvonesa njëlloj si kategoritë e tjera te të punësuarve.

Por fakti që fermerët nuk janë aq të pranishëm ne skemë lidhet me mungesën e aftësisë paguese të familjeve fermerë. Ndaj për të stimuluar pagesën e kontributeve në këtë kategori, Kuvendi shumë shpesh miraton amnisti për gjobat dhe kamatëvonesat e sigurimeve të papaguara nga fermerët për të nxitur kështu pagesat e papaguara të principalit.

Sipas një VKM të korrikut të këtij viti të vetëpunësuarit në bujqësi derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore në masën 38 400 (tridhjetë e tetë mijë e katërqind) lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 29 400 (njëzet e nëntë mijë e katërqind) lekë.

Për të bërë sigurimin si person i vetëpunësuar në bujqësi duhet tre dokumente: certifikata e gjendjes civile, e cila vërteton vend banimin dhe kohen e banimit në fshat, një vërtetim të lëshuar nga Komuna ku evidentohet fakti i kryerjes së aktivitetit ekonomik në bujqësi e blegtori si person i vetëpunësuar, si dhe dokumenti i zotërimit të tokës bujqësore, i tokës në përdorim, tokës së marrë me qira etj. Me këto dokumente merr në zyrat e ISSH-së një urdhër veprimi dhe më pas bën pagesat në bankë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY