Ja cilat vende nuk preferojnë kontaktin fizik gjatë përshëndetjes

Ja cilat vende nuk preferojnë kontaktin fizik gjatë përshëndetjes

50
0
Shares

Në një studim të kryer kohët e fundit, u pyetën 1300 persona në lidhje me mënyrën e përshëndetjes. Rezultatet treguan se kur përshëndetesh me njerëzit idealja sipas shumicës së përgjigjeve është thjesht një shtrëngim duarsh.

Pjesëmarrësit në studim, nga Finlanda, Franca, Italia, Rusia dhe Britania treguan se në cilat vende, të huajt, familjarët, miqtë apo partnerët lejoheshin të preknin njëri-tjetrin.

Më pas hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit kombinuan rezultatet për të krijuar të ashtuquajturën “harta e nxehtësisë”.

Për pothuajse të gjithë, shtrëngimi i duarve është OK. Pavarësisht nga kombësia, studiuesit arritën në përfundimin se afërsia e marrëdhënies lidhen me zonat e trupit që preken.

Bashkëautori i sutdimit, Robin Dunbar i Universitetit të Oksfordit tha: “Meshkujt kanë tendencën që të preken më pak me njëri-tjetrin në krahasim me femrat”.

“Për shembull prekja e kokës nga një i huaj tek meshkujt nuk ishte një xhest i rehatshëm dhe konsiderohej ‘zona tabu’”.

Megjithatë nuk ekziston një sasi e konsideruseshme dallimesh kulturore përsa i përket takimeve mes dy të huajve.

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY