antikonformiste. Ai thotë se pas radiotelevizorit amerikan është Departamenti i Shtetit. Megjithatë teksa thotë se Zëri i Amerikës do të rrëzojë këtë bandë hajdutësh, bën diferencën mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Për Ngjelën, hajdutët e Metës duhet të rrëzohen.
Spikeria shqiptarë e Zërit të Ametikës, iu kujtoi shqiptarëve mbrëmë se ata nuk janë vetëm; kur e diskreditoi Ilir Meten si hajdut, si abuzues dhe si një njeri që duhet të tërhiqet nga politika si abuzues. “Kam 200 mijë vota”, thosh idioti dhe hajduti shqiptar, dhe këtë ia thosh politikës amerikane, a thua se ata nuk e dinë që ato janë vota të blera dhe të vjedha nga thesi socialist në Shqipëri. Po shqiptarët çdo të bëjnë?
Po të ishin në emancipimin e duhur, sot nuk duhej ta linin Metën që të hynte në zyrë; dhe as të hynte në pallatin apo pallatet e tij të ndërtuara me gjakun e shqiptarëve. Në fund të fundit, politika perëndimore dhe ajo amerikane në vëcanti po na ndihmojnë maksimalisht; tani duhet pritur se çfarë do të bëjnë shqiptarët – kur një gazetare amerikane me origjinë shqiptare i thotë hapur hajdutit shqiptar që drejton Parlamentin Shqiptar se, ti je hajdut!
“Si ua bën zemra dhe jetoni në pallate luksozë”, i tha gazetarja amerikane drejtpërsëdrejti Metës, “kur shqiptarët e pangrënë dhe në kulmin e varfërisë po ikin me turma të uritur nga Shqipëria?” Ja, kjo është pyetja që duhet të bëjë çdo shqiptar sot, e të ngrihet për të flakur nga drejtimi i vet një bandë hajdutësh; të cilët as vetë nuk e dinë se ku e kanë kokën. Çdo bëjnë shqiptarët; do presin që Rama t’ju sjellë mirëqënia nga Honkongu; apo do të dëgjojnë Zërin e Amerikës?
Njëzet e pesë vjet më parë, për një vit rresht, Zëri i Amerikës e rrëzoi diktatorin e fundit shqiptar; në vitin 1997, po Zëri i Amerikës gjithashtu, e rrëzoi regjimin kriminal Beriasha me gjithë Berishën që nuk dinte ku të fuste kokën. Tani, sërish Zëri i Amerikës ka marrë përsipër të rrëzojë këtë bandë hajdutësh që drejtohet në Shqipëri nga Ilit Meta. Zëri i Amerikës dihet botërisht që është mendimi i drejtpërdrejtë i Departamentit të Shtetit; dhe politika amerikane ka një vit që po lufton fort krimin shtetëror në Shqipëri. Zëri i Amerikës do vijojë; por e rëndësishme është pyetja: po shqiptarët, çdo bëjnë? Shqiptarët, së pari, duhet të ngrihen nëpër të gjitha sheshet për të flakur tej bandën e abuzuesëve Berisha – Meta që po mban peng drejtësinë shqiptare; dhe të fillojnë vendosjen e drejtësisë shoqërore në Shqipëri. 500 milionë Dollarë është përllogaritja e përafërt për vjedhësit e grupit abuzues Berisha – Meta. Të gjitha do të merren. Kudo që i kanë futur. Ka ardhur koha për pjekurinë tonë: shqiptarët duan drejtësi; dhe politika amerikane po iu vjen hapur në ndihmë.
Kur pashë shqiptaren mbrëmë, që diskreditoi mizerabilitetin shqiptar si gazetare e Zërit të Amerikës, m’u kujtua vargu i famshëm i Fan Nolit: “Nëno mos kij frikë, se ke djemt’ në Amerikë”. Sa i vërtetë ka dalë ky varg! Dhe sërish është në kohë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/