Rama mendon se po gënjen, ja cfarë shkruan në Amarcord

Rama mendon se po gënjen, ja cfarë shkruan në Amarcord

99
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rubrikën e tij Amarcord një lajm duke menduar se po gënjen, sipas të cilit rubrika do të jetë e fundit pasi së shpejti do të kemi një qeveri teknike.

AMARCORD

Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe!

Lamtumirë!!!….

(Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet😂 Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që i’a fsheh mërzinë dhe i’a mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës😀 Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit😂)

Rama ka bërë shakanë e tij ditën e rrenave. Por ai ka përvojë tjetër nga 1 prilli kur edhe ndërtoi një marrëveshje të qëndrueshme me LSI me idenë se po gënjen. Ky fat pritet ta ndjekë edhe pas postimit me shkak për qeverinë teknike. Droni.al

amar edi rama opostim

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY