Shqipëria, normë tatimore 3 herë më të lartë se në Maqedoni

Shqipëria, normë tatimore 3 herë më të lartë se në Maqedoni

49
0
Shares

Në raportin “Doing Business 2016” të Bankës Botërore që u publikua pak ditë më parë Shqipëria bashkë me Serbinë renditën me normën më të lartë tatimore në rajon.

Taksimi i përgjithshëm në Shqipëri për një biznes shkon në 36.5%, kur norma tatimore mesatare rajonale është 24%.

Me një taksim 12 për qind më shumë se mesatarja e rajonit, Shqipëria prej dy vitesh ka humbur konkurrencën rajonale në aspektin taksave dhe së fundmi me ashpërsimin e penaliteteve në ligjin e procedurave tatimore dhe rritjen e masës së dënimit me burg deri në 10 vjet për evazion rrezikon të kthehet në një ishull të vetmuar.

Nivelin më të ulët të normës tatimore e ka Maqedonia me vetëm 12 % për qind pasi kontributet e sigurimeve shoqërore paguhen nga punonjësit dhe jo nga bizneset.

Studio të ndryshme ligjore në Tiranë kanë pohuar për revistën ekonomike Monitor se, kompanitë e huaja që operojnë aktualisht në Shqipëri po interesohen për transferimin e aktivitetit në Maqedoni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY