Kryeministri Edi Rama çudit përsëri.
Pas vellos së meritës që i hodhi vetes përsipër në kualifikimin e ekipit kombëtar të futbollit në finalet e Europianit, “Francë 2016”, sonte ka shkuar edhe më tej. E ka futur veten te “krenarët” dhe “kontribuuesit” në rikonstruksionin e godinës së Bankës së Shqipërisë. Dhe këtë “meritë”, pasi nuk ia njohu askush, ia njohu vetes, sepse, dikur, kur paska qenë kryetar i bashkisë së Tiranës, paska pritur një herë në zyrën e tij ish-guvernatorin Ardian Fullani dhe arkitektin italian të rikonstruksionint të kësaj godine.
“Faktikisht sot jam shumë i kënaqur, madje krenar që modestish kam qenë pjesë e kësaj nisme, pasi si kryetar bashkie kam mikpritur në zyrën time guvernatorin Ardian Fullani së bashku me arkitektët kur nisi ky projekt”, tha Rama.
Një takim është mjaftueshëm që ai të fusë veten te “autorët” e rikonstruksionit të godinës së Bankës së Shqipërisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/