Organizohen partitë e vogla, Skënder Gjinushi darkë pune me partinë e Mark...

Organizohen partitë e vogla, Skënder Gjinushi darkë pune me partinë e Mark Frrokut

67
0
Shares

Skënder Gjinushi, kryetari i PSD-së, ka qenë në një darkë sonte me disa kryetar partish të vogla. Në këtë tryezë, ka qenë edhe Dhimitër Musliu, nënkryetari i partisë Kristian Demokrate, me kryetar Mark Frrokun. Në këtë tryezë kanë qenë edhe drejtues të disa partive të tjera si, Eduart Abazi, Idajet Beqiri, Zef Bushati dhe Dritan Broka.
Këta krerë partish, si një grup nismëtar, u mblodhëm për tu dhënë dorën e fundit masave përgatitore për një tryezë të rrumbullakët partish që pritet të mblidhet nesër.
Sipas burimeve nga tryeza e sotme, mësohet se nesër, datë 31 tetor 2015, ora 10.30 në Hotel “Tirana International” (15 katëshi), mblidhet një tryezë e rrumbullakët e një numuri të konsiderueshëm të partive politike të të gjitha krahëve të politikës shqiptare për të nisur inicimin dhe formësimin e një tryeze permanente për ndryshimin e sistemit zgjedhor, administratës zgjedhore, teknologjisë zgjedhore etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY