Një historiane shqiptare i ka dal në krah këngëtares së njohur Alida Hisku, e cila ka denoncuar së fundmi dhe dhunën seksuale të ushtruar mbi të gjatë periudhës së arrestimit dhe dëbim internimit. Prof. as. Dr. Sonila Boci Pepivani, historiane, thotë se,
“Intervista e guximshme e këngëtares Alida Hisku më tronditi, por, si
historiane, u ndjeva mirë që më në fund viktimat filluan të flasin hapur edhe për të tilla ngjarje. Unë besoj sinqerisht se e kaluara, sado e dhimbshme të jetë, duhet përballur me guxim, dinjitet, pa mllefe, por me drejtësi. Vetëm kështu mund të ecim përpara, pa e kthyer kokën pas, në të kundërtën do të vazhdojmë të jemi peng i burgjeve të së kaluarës.
Ndjehem keq që guximin e Alidës për të thënë hapur historinë e saj, disa e kanë kthyer në çështje të mbrojtjes së moralit të grave të burgosura, duke thënë me siguri të çuditshme që gratë nuk qenkan përdhunuar nëpër burgje e dhoma paraburgimi. Pas kaq vitesh në arkiva, them me bindje se përdhunimi nuk ishte mjet torture dhe ishte fenomen shumë i rrallë. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka ndodhur në asnjë rast. Që raste të tilla duhet të kenë ngjarë, në mënyrë të tërthortë edhe dokumentet e MPB e tregojnë, pasi në gusht 1966 del një urdhër sipas të cilin hetuesia e femrave do të bëhej në prezencë të disa hetuesve.
Nuk do të lejohej që hetuesi t’i merrte i vetëm në pyetje. Duket se ky urdhër nuk është zbatuar me rigorozitet, pasi më 1975, ripërsëritet duke kërcënuar që shkelja e këtij urdhri do të shoqërohej me masa të ashpra administrative. Unë nuk arrij të kuptoj në emër të cilit moral kërkohet ende të heshtet për këto ngjarje dhe çfarë i fyen këta burra në pranimin e një fenomeni të tillë. Edhe nëse rasti i Alidës të ketë qenë fare i izoluar, viktima ka të drejtë të kërkojë drejtësi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/