Ben Blushi: Parlamenti është mbushur me banditë, Shqipëria po ecën jo në...

Ben Blushi: Parlamenti është mbushur me banditë, Shqipëria po ecën jo në drejtimin e duhur

66
0
Shares

Ben Blushi është treguar në mënyrë të përsëritur i ashpër ndaj klasës politike në përgjithësi dhe mazhorancës në veçanti.
“Parlamenti është mbushur me banditë. Parlamenti i Ahmet Zogut ka qenë shumë më civil”, u shpreh Blushi sonte në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Canit.
Në këtë kontekst ai “justifikoi” edhe mungesën në disa seanca radhë plenare, të këtij Parlamenti.
“Nuk kam shkuar në disa seancën, në shenjë revolte. Parlamenti i orëve të fundit është i rëndë për tu mbajtur. Ju bëni gallatë nga televizori, por nga brenda gjërat janë ndryshe”, u shpreh Blushi.
Duke folur edhe për romanin e tij të fundit “Kandidati”, ai tha se e ka shkruar këtë roman për drejtimin jo të duhur në të cilin po ecën vendi vitet e fundit. 
“Kam shkruar për një botë që e njoh, merrem prej shumë kohësh me politikë. Për fat të keq vitet e fundit nuk është se Shqipëria ka ecur në rrugën e duhur. Kam shkruar shumë se duket që në Shqipëri nuk po ecet në rrugën e duhur. Një qytet afro sa Elbasani detyrohen te lënë vendin, rreth 100 mijë banorë. Shkallë shumë të lartë papunësi, pabarazie dhe të gjitha këto ngacmojnë”, u shpreh Blushi, midis të tjerave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY