Njëzet e gjashtë persona, kryesisht adoleshentë dhe të rinj humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë u plagosën pas shpërthimit të një zjarri në një klub nate në Bukuresht. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e 30 tetorit në “Colectiv club”.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, Raed Arafat janë 155 persona të cilët po trajtohen në spitalin e Bukureshtit në Rumani.
Zjarri dyshohet se ka rënë nga fishekzjarrët që u hodhën brenda dhe jashtë lokalit.
“Informacioni i vetëm që kemi është se në klub janë përdorur fishekzjarrë dhe më pas ndodhi tragjedia. Sigurisht, kjo është nën hetim” tha Arafat për BBC.
Në lokalin e natës ishin duke kënduar grupe të muzikës metal. Pas rënies së zjarrit, të pranishmit u përfshinë nga kaosi, ku në përpjekje për tu larguar shkelnin mbi njëri-tjetrin.
Dëshmitarët thanë se një shkëndijë në skenë ndezi disa dekore plastik. Një shtyllë dhe tavan i klubit u përfshinë nga zjarri dhe më pas ka pasur një shpërthim dhe tym të rëndë.
Presidenti rumun Klaus Lohannis tha se ishte i tronditur dhe thellësisht i trishtuar nga ky incident.
“Ky është një moment shumë e trishtuar për të gjithë ne, për vendin tonë dhe për mua personalisht,” shkroi ai në faqen e tij në Facebook.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/