Ja prapaskenat e ndarjes së Rovena Dilos nga bashkëshorti

Ja prapaskenat e ndarjes së Rovena Dilos nga bashkëshorti

89
0
Shares

Pas 10 vitesh bashkëjetesë dhe 4 viteve martesë, këngëtarja Rovena Dilo i jep fund lidhjes së me ish-futbollistin Florian Riza. Ka qenë ky i fundit që ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesë-padinë me anë të së cilës ka kërkuar ndarjen nga ana ligjore me Rovenën.



Në dokumentin e padisë thuhet: “Unë paditësi kam lidhur martesë me të paditurën në datën 24.10.2005. Fillimisht marrëdhënia jonë ka qenë e mirë, por me kalimin e kohës kanë lindur konflikte e grindje të vazhdueshme, të cilat e kanë bërë të pamundur bashkëjetesën, dhe si rezultat martesa jonë e ka humbur qëllimin e saj dhe ka mbetur thjesht dhe vetëm formale. Në kushtet e mësipërme, duke vlerësuar se martesa ime me të paditurën nuk ka më asnjë kuptim, kërkoj zgjidhjen mes meje dhe të paditurës, pasi martesa jonë nuk mund të vazhdojë më”.

Nga ana e saj, Dilo, e cila është bërë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars” në “Vizion Plus”, ka vazhduar normalisht provat për garën e kërcimit, duke u shfaqur të enjten në mbrëmje shumë energjike. Edhe pse publiku nuk pati mundësi t’ia shihte portretin e saj, pasi ishte maskuar brenda rolit që kishte marrë në atmosferën e Halloween- it, ajo ka postuar disa foto me miqtë dje (e premte) në rrjetet sociale, ku dukej e qeshur. Deri tani, Rovena nuk ka dhënë asnjë deklaratë për divorcin e kërkuar nga bashkëshorti, pasi thuhet se për të ky vendim ka ardhur paksa i papritur.


12144868_930303017035333_1288098569815792538_n


12065788_932195206846114_5798224175429778086_n

 


 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY