Has, gruaja e dhunuar nga burri, vret veten

Has, gruaja e dhunuar nga burri, vret veten

78
0
Shares

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Has, një 41 vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj, pasi burri ushtronte dhunë dhe e torturonte në mënyrë të vazhdueshme. Ngjarja e rëndë brenda familjes ka ndodhur në Vahën të Hasit në familjen Muhadri. Gruaja 41-vjeçare, me inicialet A.M, duke qënë në gjendje të rënduar psikologjike, ka rrëmbyer armën e zjarrit dhe i ka dhënë fund jetës në kuzhinë. Policia, e njoftuar për ngjarjen dhe pas hetimeve paraprake ka vënë në pranga bashkëshortin e saj shtetasin Bali Muhadri, 49-vjeç banues në Vlahën ,si përgjegjës për vetëvrasjen e gruas.

Hetimet kanë treguar se gruaja dhunohej sistematikisht nga burri i saj, i cili tashmë do të përballet me akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake. “Shkaku i vetëvrasjes dyshohet pasojë e keqtrajtimit sistematik dhe sjelljeve të tjera të dhunshme që kanë prekur rëndë dinjitetin e viktimës A.M, e cila ka marrë armën e zjarrit automatik model 56, kalibër 7,62-mm, të cilin shtetasi Bali Muhadri e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe është vetëvrarë në kuzhinën e banesës së saj”- thuhet në komunikatën e policisë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur e sekuestruar arma automatik model 56, kalibër 7.62-mm, një gëzhojë, një predhë metalike me ngjyrë bakri si dhe 25 copë fishekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY