Basha: Të shporrim kryehajdutin me çizme dhe pushtetin e horrave

Basha: Të shporrim kryehajdutin me çizme dhe pushtetin e horrave

83
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot pas deklaratave të bëra nga kryeministri Rama gjatë aktivitetit për analizën e rezultateve nga aksioni kundër informalitetit. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati tha se Rama paralajmëroi shqiptarët që të marrin avokatë në janar.
“Sa herë dalin skandale, Rama bën shfaqje. Sillet si kumbari që shkon në kishë pas krimi. I paralajmëroi shqiptarët, të marrin avokatë në janar. Pas tatimorëve qëndrojnë deputetë e ministra. Dhe tatimorët po mbushin xhepat e shefave të tyre. Mungojnë 231 milionë dollarë mungojnë nga doganat e tatimet, ndërsa në muajin shtator mungojnë 35 milionë dollarë”, tha Basha.
“Në tetor gropa do të jetë akoma më e madhe. Evazioni është krijuar nga miqtë e Ramës që fusin duhan, nga kontrabandistët e naftës. Emërimet në tatime bëhen nga njerëz të afërt të Edi Ramës, për të mbushur xhepat e shefave”, vijoi Basha.
Përballë një situate të tillë, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur sot thirrjen për protesta për shporrjen e kryeministrit që e cilësoi “kryehajdutin me çizme dhe pushtetin e horrave”, duke theksuar se zgjedhjet do t’i vendosë populli.
Sipas Bashës, nuk duhet ngatërruar kushtetuta me demokracinë dhe nëse populli e ndjen që një qeverie i ka ardhur fundi, atëherë është ai që vendos. Pyetur për një datë për nisjen e protestave, Basha ka thënë se ende nuk është vendosur, e sapo të vendoset do të bëhet me dije.
“Këta janë bisha se kryeinformali është Rama, që ka vilë në Surrel pa kupton, por ia shohin hajrin te tenderi i OSHEE. Ka vila në Durrës dhe Dajt, e ia sheh hajrin se Papuli ka marrë tendera”.
Lulzim  bëri thirrje për protesta kundër pushtetit të Ramës.
“Le t’i japim fund, këtij aparteidi, të këtij grupi horrash që për parti kanë dollarët që u grabisin ditë për ditë, bashkë mund ta shndërrojmë këtë gjë në një energji për të ndërruar njëherë e mirë kursin e një regjimi të kalbur për të marrë në dorë pushtetin, ju, jo politika, e për të na besuar se interesi juaj do të jetë kushtetuta jonë e vetme, të shporrim kryehajdutin”, tha ai.
Pyetur nga mediat se po flet sikur nesër janë zgjedhjet dhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, Basha iu përgjigj se, “Nëse ju mendoni se shqetësimi im janë vetëm zgjedhjet, është gabim. Shqipëria po digjet dhe i vetmi që po krihet sa në Londër e në Mynih, është Edi Rama. Se kur janë zgjedhjet, këtë do ta caktojë populli”.

 

 

Deklarata e plotë për shtyp e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Rama është kryeinformali, me bandën e tij vjedh 1 milionë dollarë në ditë

Nuk mund të kalonte kjo e shtunë pa u ndyrë me propagandë bajate të pavlerë dhe kriminale nga njeriu që është sot mishërim i informalitetit në Shqipëri, ai që i thotë vetes kryeministër Edi Rama. Njësoj siç e kemi parë në filmat e mafies pasi kumbari bën një krim, shkon e futet në kishë me shpresën se do ti falet mëkati, dhe kështu sa herë që skandalet qeveritare të drogës të korrupsionit të informaliteti shpërthejnë përmes mediave të lira, Edi Rama e ka bërë zakon të organizojë shfaqje me regji qendrore.
Një shfaqje të tillë organizoi dhe sot për tri orë me radhë. Ndërsa vetë për 59 minuta u angazhua në atë që anglosaksionët e quajnë verbal diarea – diare verbale. Diare verbale, ku më pas lëshoi sharjet, shpifjet e tij, kërcënimet ndaj çdokujt, ndaj çdo gjëje. Pasi rrahu gjoksin e u krenua për bëmat dhe gjëmat e fundit, u tha shqiptarëve të bëjnë gati avokatin në fillm të janarit sepse represioni mbi biznesin do të vazhdojë.
Sot gjeti ditën për të folur për suksesin e aksionit kundër informalitetit. Po cili është ky sukses? Ministri i tij, kukudhi memec i financave, që e shikonte me sy të zbrazur e plot mosbesim, shefin me diagnozën diare-verbale, e ka publikuar në faqen e tij të  ministrisw, se Shqipërisë i mungojnë deri në fund të shtatorit plot 231 milion dollarë nga doganat dhe tatimet, ndërsa në shtator, muajin e hyxhymit kundër biznesit, kundër biznesit të vogël në veçanti, kundër konsumatorëve kundër të pamundurve, pikërisht këtë muaj, doganat dhe tatimet kanë rregjistruar një deficit prej 35 milion dollarë.
Pra më shumë se një milion dollarë në ditë, janë vjedhur në muajin e luftës kundër informaliteti. Ku kanë shkuar këto para? Ju të gjithë jeni dëshmitarë se së bashku me median e lirë, unë dhe opozita kemi gjashtë muaj që e pyesim, ku janë këto para? Ku janë 231 milion dollarë, ku është 80 milionshi ekstra për shtatorin që premtove bashkë me 330 milion dollarë të tjerë në fund të vitit? Nuk ka përgjigje, dhe jo vetëm ska, po ka një gropë , një gropë që është thelluar në muajin tetor, të dhënat e të cilit do të bëhen publike shumë shpejt. Po cila janë arsyet e kësaj grope të stërmadhe financiare?
Së pari, vjedhja e lukunive qeveritare e një grushti oligarkësh trafikantë dhe kontrabandistë, ku asnjë aksion nuk është ndërmarrë, askush nuk është vënë para përgjegjësisë, sepse doganierët e Edi Ramës, sepse tatimorët e Edi Ramës janë duke bërë diçka tjetër. Janë duke u marrë shpirtin tregtarëve të duhanit tarabosh në Shkodër, janë duke i gjurmuar berberët për kuponin tatimor, janë duke futur në burg të pamundurit që me atë punë ushqejnë fëmijët e më pas, as fëmijët nuk i ushqejnë dot.
Harta e ndikimeve të këtij batalioni zuzarësh dhe xhahilësh është publikuar sot nga një media. Ja ku e keni batalionin e zhvatjes së qytetarëve , ja ku e keni dokumentin mbi të cilin punon bleta e tatimeve. Në krye, keni Taulant Ballën, konen e çdo të enjteje në Parlament. Ja pse leh:  80 të punësuar Taulant Balla. Kjo është skedina më fitimprurëse, basti më i mirë i jetës, që ka vënë langoi, zagari i Edi Ramës në Parlament.
Në vend të dytë kemi LSI, 62 inspektorë, pastaj kemi Kokëdhimën. Qenka treguar i kursyer sepse ka vetëm 8. Ke Dakon kryetarin e rizgjedhur me votat e bandave të Durrësit, me 13 ushtarë në ushtrinë e tij të tatimeve. Dhe pas kësaj, ke 372 tatimorë pas të cilëve qëndron ose një deputet, ose një ministër apo kryetar bashkie i qeverisë.
Cili është prioriteti i tyre? Të mbushin xhepat e shefave të tyre radhë të pare, dhe së dyti të mos bezdisin e të lehtësojnë biznesin e ministrave.
Ja kjo është radioskopia e korrupsionit që ka sjellë këtë informalitet, i cili në muajin e parë të aksionit të kërbacit i kushton shqiptarëve, jo plus 80 milion siç ishte premtuar, por minus 35 milion dollar.
Shkelja e ligjit, shkelja e ligjit që është një nga flluskat më të shpeshta në diarenë verbale të kryeinformalit të Shqipërisë, Edi Rama. Shkelja e ligjit ka qenë dhe është plotësisht e dënueshme nga Partia Demokratike dhe nga Lulzim Basha.
Me fjale mund të bësh çdo gjë, por veprat tregojnë se ku je. Me vepra, ky vend , me taksa të ulëta ia ka dalë të mbledhë më shumë të ardhura në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ndërkohë që me taksa më të larta mbledh më pak. Pse? Sepse nga njëra anë vidhet – informaliteti është fjalë e lehtë – VIDHET. Dhe nga ana tjetër shtyhen bizneset drejt falimentimit.
Cila është gjeografia e kësaj vjedhje. Cili është problemi me shkeljen e ligjit? Problemi i parë i evidentuar janë vetë ministrat hajdutë të Edi Ramës.
Kush e shkel ligjin? Berberi që nuk shtyp kuponin apo Ilir Beqja që ka marrë 28 tendera, 11 milion euro në konflikt të hapur interesi ndërkohë që ka dhënë 338 milion euro koncesione vetëm këtë vit. Kush e shkel ligjin, i pamunduri që nuk shet dot qepët pa kuponin, apo Arben Ahmetaj kumbari pas aferës së mbetjeve në Elbasan për të cilin shqiptarët paguajnë çdo muaj 300 mijë euro, me vendim të Edi Ramës. Cili e shkel ligjin, fermeri që duhet të lërë arën e të marri niptin e të bëjë transaksion bankar për 20 mijë lek të reja shitblerje domatesh, apo Damian Gjiknuri kryenegociuesi i vjedhjes së 600 milion eurove nga CEZ dhe Edi Rama. Kush e shkel ligjin, kryefamiljari që e kapën prej leckash bashkë me fëmijën 4 vjeç sepse guxoi të lidhte poçin e dritës apo Sajmir Tahiri që deklaron se e paska shitur makinën por e mban akoma pa paguar taksa, pa kupon.
Po këta janë bishta, sepse kryeinformali është Edi Rama, njeriu që ka një vilë mbi 56 metra të gjatë në Surrel dhe nuk ka treguar asnjë kupon. Po kuponit të vilës, ja shohim hajrin  ditë për ditë. Wshtë tenderi 5 milion dollarë i OSHE që ia dha ndërtuesit të vilës.
Vilës në Dardhë, për të cilën nuk ka treguar asnjë kupon dhe vilës në Durrë, për të cilën nuk ka treguar asnjë kupon e ska paguar asnjë takse. Por po ia shohim hajrin, se Gon Papuli ndërtuesi i këtyre dy vilave, vetëm tendera ka marrë dy, me miliona euro, drejtëprdrejt pa asnjë konkurrim.
Ky është mbreti i informaliteti. Edi Rama është vetë problemi. Sot në një përpjeke për t’u futur edhe më shumë frikën shqiptarëve deklaroi se i ashtuquajturi aksion kundër informalitetit do të vazhdojë. Nuk ka aksion kundër informalitetit, ka një përpjekje mafioze për të mbuluar vjedhjen, kontrabandën, e besove, e vilma nushit, e një grushit oligarkësh në naftë, në duhan, duke i rënë me kërbaç më të pamundurve, sepse në krye të kësaj piramide qëndron krye i korruptuari hajduti  me çizme, më informali që kanë njohur kohërat në Shqipëri, Edi Rama.
Dita e qametit pra ka ardhur. Ti je dita e qametit për shqiptarët. Ti i gënjeve ti i mashtrove. Ti i vjedh e prapë i mashtron.
Po nuk jemi pa shpresë. Mjafton ta kuptojnë qytetarët, se qametin e kemi në krye të qeverisë, e të çohen për ta larguar një orë e më parë për ta larguar qametin Edi Rama, kryeministrin më të korruptuar në Ballkan, njeriu për të cilin OSBE në raportin e vet të punës thotë se ka 200 milion euro pasuri. Njeriu që në dy vjet qeverisje ka kaluar 162 ditë në shëtitje dhe ekspozita piktura, ndërkohë që shqiptarët janë larguar masivisht si refugjatë, e sot dergjen krah për krah  sirianëve, në kampe e kushte çnjerëzore.
E di që jeni ngopur me llafe dhe premtime, e di që ka zhbërë edhe atë pikë besimi që ka dhe duhet të ketë një qytetar tek demokracia e vota.
Por nuk është vonë pë të reflektuar. Më lejoni të reflektoj bashkë me ju e të reflektoni bashkë me mua, se aty ku ka vullnet ka edhe rrugëdalje nga e keqja. Një fitore të vogël e kemi korrur sot. Eshtë zbythur Edi Rama nga sektori i artizanatit. Dhe kjo zbythje nuk ka ardhur prej asgjë tjetër përveç presionit opozitar, presionit qytetar që po rritet e zmadhohet çdo ditë jashtë bunkerit të regjisë qendrore.
Të ecim bashkë për të larguar zgjedhën e taksave të larta të represionit selektiv, të arbitraritetit dhe të mungesës së vizionit të një njeriu që diareja verbale e të cilit do të ngelte në klasë edhe një maturant sot.
Si?! Duke ulur taksat, duke e bërë Shqipërinw vendin me taksën më të ulët në Ballkan me 9% për biznesin. 100 deri në 600 mijë lekë të vjetra për biznesin e vogël në varësi të xhiros nga 20 milionë deri në 120 milionë lekë të vjetra me pullë fiskale të eskpozuar dhe me dekretim ligjor të kriminalizimit të pranisë së tatimorëve në biznes. Jo ju por ata do të ndërshkohen nëse vijnë kur ju keni ekspozuar pullën që provon se keni paguar detyrimet ndaj shtetit.
Me 1 lek taksë në vit për ambulantët. Me falje kamatvonese, jo të principalit, por të çdo kamatvonese pavarësisht nëse keni lidhur kontratë periodike apo u kërkohet ti paguani me një dorë paratë e sakrificave tuaja për carapulët dhe papulët e Edi Ramës.
Taksë toke 3500 lekë të vjetra për dynym dhe asnjë taksë tjetër për fermerin. Identifikim sipas numrit personal të identifikimit. Pa zhvatje, pa kërbaç, pa ushtri koçosh e dakosh mbi kokat tuaja.
Le ti japim fund kësaj ëndrre të keqe, këtij aparteidi ku nga njëra anë qendron shumica dërmuese e shqiptarëve, të djathtë e të majtë, dhe nga ana tjetër një grup horrash që për parti kanë vetëm eurot, dollarët, pasuritë që ju grabisin ditë për ditë.
Kini besim tek vetja juaj, kini besim se bashke mund ta shdërrojmë këtë gjëmë në një energji për të ndërruar njëherë e mirë kursin e një Shqipërie ekonomike të kalbur deri në rrënjë, për të marrë në dorë pushtetin, ju dhe jo politika, e për ta ndryshuar së bashku duke na besuar, duke më besuar, se interesi juaj do të jetë Kushtetuta e vetme e një Shqipërie të re politike.
E një Shqipërie që duke marrë votën tuaj për premtime plotësisht të realizueshme do të përgjigjemi jo në krye të katër viteve por çdo ditë para jush, ashtu siç jam e do të jem deri ditën e fundit të shporrjes së këtij kryehajduti nga qeverisja e vendit.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY