Zbulohet trafikanti të cilit Saimir Tahiri i telefonoi për ti kërkuar falje

Zbulohet trafikanti të cilit Saimir Tahiri i telefonoi për ti kërkuar falje

102
0
Shares

“Narko-ministri Sajmir Shullazi, skuthi i trafiqeve, i telefonoi Pajtim Bracajt dhe i tha ‘nuk e keni nga unë, por nga Prokuroria dhe SHISH’”.
Emrin e trafikantit të cilin e ka marrë në telefon ministri i brendshëm për të justifikuar dhe për ti kërkuar ndjesë, e ka zbuluar ish-kryeministri Sali Berisha.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

sss“Narko-ministri Sajmir Shullazi apo skuthi i trafikiqeve, shet institucionet shteterore te zbatimit te ligjit dhe sherbimet inteligjente tek banda e Durresit. Pasi vonoi ne maksimum nepermjet narko-drejtorit te policise se Durresit, Perlatit te 3.2 milione eurove pasuri, ai i telefonon Pajtim Bracajt dhe e njofton se dekonspirimin “nuk e keni nga une” por jane Prokuroria dhe SHISH ata qe kane organizuar operacionin, duke deshmuar se ai ishte kembe e krye i lidhur me banden e Durresit dhe se banda e Durresit ishte banda e Partise!”.

Një ditë më parë, këtë fakt e denoncoi edhe PD.
“Në të dy rastet, është policia italiane që ka informacionin dhe organizon aksionet.
Në të dy rastet, Saimir Tahiri, drejtpërdrejt i përfshirë.
Është dokumentuar nga partnerët, biseda e ministrit tonë të brendshëm me kokat e trafikut, duke u justifikuar para tyre, pas zbulimit të drogës në një banesë në Durrës.
‘Nuk e keni prej meje’, u thotë Tahiri kokave të trafikut”, denoncoi një ditë më parë në emër të PD-së, Sekretari i Përgjithshëm i saj, Arben Ristani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY