Nga ana e efektivëve të policisë së Tiranës, mësohet se dje u arrestua me qëllim ekstradimi personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Rasim Muja, 38 vjeç, banues në Tiranë
Ky person ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana më datë 29. 10. 2015, pasi Gjykata e Perugias ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale te “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion i paligjshëm”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga nenet 81, 110, 416 të Kodit Penal, italian, neni 12 i ligjit 286/98 dhe nenet 3,4,7 të ligjit 75/58.
Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/