Shteti “kursen” 92-vjeçare, nuk e fut në burg por i ndërpret energjinë...

Shteti “kursen” 92-vjeçare, nuk e fut në burg por i ndërpret energjinë elektrike

72
0
Shares

Aksioni i OSHEE-së ndaj debitorëve të energjisë elektrike nuk ka kursyer as një 92-vjeçare në fshatin Pllanë të Lezhës.
Mrika Marku jeton e vetme prej 13 vitesh, në një dhomë që ia ka lënë i biri, i cili ndodhet në emigracion. Prej dy muajsh në shtëpinë e saj mungon energjia, pasi e moshuara rezulton të jetë debitore në një shumë prej 270 mijë lekësh (të rinj). Pas konstatimit të faturave të papaguara, punonjësit e OSHEE-së ia kanë ndërprerë asaj dritat.
Mungesa e dritave ia ka vështirësuar jetesën kësaj të moshuare, e cila thotë se jeton me një pension prej 7 mijë lekësh të rinj dhe e ka të pamundur që ta paguajë energjinë e konsumuar. Madje ajo shton se faturat janë të fryra, pasi nuk ka as pajisje në shtëpi aq sa për të shpenzuar aq para sa i kanë ardhur faturat.
Ndërkohë, 92-vjeçarja Mrika Marku shprehet se e ka të pamundur që të lëvizë pa drita kryesisht gjatë orëve të natës.
Në fshatin Pllanë u është ndërprerë energjia elektrike thuajse 30 për qind të familjeve, pasi rezultojnë debitorë. Ata i bëjnë apel qeverisë që t’i falë debitë, pasi jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk kanë asnjë mundësi të paguajnë faturat e akumuluara në miliona lekë.

 

Për më shumë mund të ndiqni edhe …

VIDEO/ Shteti kujdeset për 99-vjeçaren…, vetëm për ti prerë dritat!
/web/VIDEO_Shteti_kujdeset_per_99_vjecaren_vetem_per_ti_prere_dritat_8664_1.php 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY