Kujdes nesër! Stuhi pluhuri e rëre nga Afrika “do të mbulojnë” Shqipërinë

Kujdes nesër! Stuhi pluhuri e rëre nga Afrika “do të mbulojnë” Shqipërinë

97
0
Shares

Stuhitë e rërës dhe të pluhurit ndodhin në kushtet kur ajri tejnxehet mbi sipërfaqet e shkretëtirës duke shkaktuar instabilitet të fuqishëm të shtresës së poshtme të atmosferës, shkruan Meteoalb.
Rrjedhimisht, gjenerohen stuhi të forta të erës të cilat ngrenë sasi të mëdha të rërës dhe pluhurit të shkretëtirës të cilat i transportojnë për qindra dhe deri në disa mijëra kilometra.
Problemi kryesor i qarkullimit të këtyre stuhive është impakti i lartë në shëndetin e njeriut. Grimcat e pluhurit dhe të rërës në ajër jo vetëm përkeqësojnë por edhe janë iniciatorë të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe meningjitit.
Bazuar në rolin qendror të ekspertëve të meteorologjisë në bashkëpunim me ekspertë të cilësisë së ajrit, në botë ka qendra rajonale dhe ndërkombëtare, të specializuara në parashikimin e stuhive të rërës dhe pluhurit. Për kontinentin Europian dhe Afrikën Veriore, parashikimin e këtyre stuhive e realizon “Barcelona Dust Forecast Center”.
Konkretisht, për territorin shqiptar parashikohet që mesdita e së hënës, të sjellë shtim të përqendrimit të grimcave të ngurta jo vetëm në shtresat e ulëta të atmosferës por edhe pranë sipërfaqes së tokës. Kjo, si pasojë e qarkullimit jugperëndimor të masave ajrore të cilat do të sjellin në territorin shqiptar sasi të rërës dhe pluhurit të Afrikës Veriore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY