VIDEO SKANDAL/ Bulqizë, kontrabandistët e druve bëjnë namin, nuk pyesin as për...

VIDEO SKANDAL/ Bulqizë, kontrabandistët e druve bëjnë namin, nuk pyesin as për moratoriumin e pyjeve

64
0
Shares

Prej datës 11 Shkurt 2016 ka hyrë në fuqi Moratoriumi i Pyjeve, për një periudhë 10- vjeçare, duke u konsideruar edhe si vendim historik për të ardhmen e zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve. Por në Bulqizë ky moratorium nuk njeh zbatim.
Në kategorinë Ti Raporto të bulqizaime.al ka mbërritur një video që është regjistruar rreth orës 20:00 të së shtunës, në aksin rrugor Tiranë – Bulqizë – Peshkopi, në vendin e quajtur “Pishat” ku duken dy kamionë që janë ngarkuar me lëndë drusore.Kamionët e ngarkuar po e transportojnë atë për në drejtim të Bulqizës. Sipas qytetarit që ka raportuar në bulqizaime.al mësohet se lënda drusore që po transportohej ishte e njomë, dhe që është e ndaluar në mënyrë kategorike që të pritet.Kjo lëndë drusore përdoret në masë nga subjektet minerare që veprojnë në Bulqizë dhe Krastë.
Por si të mos mjaftonte kjo, kamioni i parë në video përbën edhe një problem shumë serioz për drejtuesit e mjeteve, pasi dritat e pasme i ka të fikura, duke u kthyer kështu në një burim aksidentesh.
Në aksin në fjalë, në muajin korrik të 2016-s u vendosën edhe kamera që do të shërbenin për monitorimin dhe evidentimin e shkeljes së moratoriumit.
Inspektoriatit Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka identifikuar edhe më parë raste të kundravajtjes dhe shkeljes së moratoriumit në zonën e Bulqizës, ku janë konstatuar pesë raste që janë gjobitur në vlerën 5 milionë lekë.
Por problemi është edhe më i rëndë. Burime bëjnë me dije se ndërmarrjet pyjore në Dibër, Bulqizë dhe Mat nuk kan mjete për të bërë inspektimet e nevojshme. Kështu që abuzuesit e kanë edhe më të lehtë që të shkelin moratoriumin e pyjeve. Ndërsa shërbimi pyjor në bashkinë Bulqizë nuk ka tagrin ligjor, pasi më shumë është këshillues se sa ndalues, por nga ana tjetër nuk ka as edhe infrastrukturën e nevojshme.

Çfarë parashikohet nga moratoriumi?
Dokumenti 10 vjeçar ka për qëllim ndalimin e veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të vendin. Në bazë të këtij moratoriumi ndalohet kategorikisht ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Po kështu ndalohet tregtimi i produkteve të tij, si dhe eksporti i lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.

Çfarë ndalohet?
Ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ndalohet tregtimi i produkteve të tij.
Ndalohet eksporti i lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit.

Çfarë lejohet?
Lejohet shfrytëzimi i lëndës drusore për plotësimin e nevojave të banorëve të bashkive për dru zjarri;
Lejohet shfrytëzimi i pyjeve në rastet e ndryshimit të destinacionit të fondit pyjor dhe kullosor referuar legjislacionit në fuqi,
Lejohet shfrytëzimi i lëndës drusore për rigjenerimin, shëndetësimin e pyjeve  dhe pastrimin e mbetjeve drusore.

Masat dhe penalitetet
Shkeljet e këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, por përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë, në vlerën 5 milionë lekë. Afati i zbatimit të këtij ligji është 10 vite nga data e hyrjes së tij në fuqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY